Ekipi i Telegram-it ka reaguar të dielën në mbrëmje për arrestimin e themeluesit të kësaj platforme, Pavel Durov në Francë.
“Telegram funksionon në përputhje me ligjet e Bashkimit Evropian, duke përfshirë Aktin e Shërbimeve Digjitale – moderimi i tij është në përputhje me standardet e industrisë dhe po përmirësohet vazhdimisht. CEO i Telegram Pavel Durov nuk ka asgjë për të fshehur dhe udhëton shpesh nëpër Evropë. Është absurde të pretendosh se platforma apo pronari i saj është përgjegjës për funksionimin abuziv,” thuhet në njoftimin përkatës.
Ekipi i platformës shtoi se presin që kjo situatë të zgjidhet sa më shpejt. Të shtunën mbrëma, mediat franceze raportuan se themeluesi i Telegram u arrestua në aeroportin Le Bourget
Arrestimi u bë teksa ai po zbriste nga një avion privat, pasi kishte mbërritur, me shumë gjasa, nga Azerbajxhani.
Sipas mediave lokale, Durov , i cili ka nënshtetësi franceze, ishte në listën e të kërkuarve të vendit për një sërë veprash që lidhen me funksionimin e Telegram.
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…