Një 42-vjeçar me kombësi izraelite dhe shtetësi kanadeze është arrestuar në Tiranë, pasi ishte shpallur në kërkim nga Policia Kriminale e Gjermanisë, raporton A2 CNN. Ai akuzohej atje për mashtrim në mënyrë të përsëritur.
“Si rezultat i shkëmbimit të shpejtë të informacioneve, ndërmjet Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale (FAST Albania) dhe Zyrës Federale të Policisë Kriminale të Gjermanisë (BKA), nëpërmjet rrjetit ENFAST, u finalizua operacioni policor i koduar “Operacionalja 25”. Gjatë operacionit, u lokalizua në zonën e quajtur “Komuna e Parisit”, Tiranë, dhe u arrestua provizorisht, me qëllim ekstradimin në Gjermani, shtetasi i shpallur në kërkim ndërkombëtar, R. G., 42 vjeç, me kombësi izraelite dhe me shtetësi kanadeze”, tha policia.
Gjykata e Bambergut, Gjermani ka lëshuar urdhër ndalimi për këtë shtetas, për mashtrim, të kryer në mënyrë të përsëritur, veprimtari kriminale për të cilën Kodi Penal i Gjermanisë parashikon dënim deri në 15 vjet burgim.
Interpol Tirana po bashkëpunon me homologët, për të finalizuar procedurën për ekstradimin e 42-vjeçarit, në Gjermani.
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…