Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka zhvilluar një aksion që rezultoi me arrestimin dhe ndalimin e një personi për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “Krim i luftës kundër popullsisë civile”, e sanksionuar në bazë të Ligjit Penal të ish-Jugosllavisë, raporton Gazeta Sinjali.
Sinjali raportoi sonte ekskluzivisht se i arrestuari është Srdjan Lazovic, rreth 48-vjeçar dhe tashmë ka siguruar një fotografi të tij, pikërisht të kohës së luftës.
Lazovic shihet me armë në dorë në fshatin Panorc të Komunës së Malishevës, ku dyshohet se ka kryer krime lufte ndaj popullsisë civile.
Me urdhër të Prokurorisë Speciale, i dyshuari gjendet nën masën e ndalimit për 48 orë dhe brenda afatit ligjor do të dërgohet para Gjyqtarit të procedurës paraprake, për procedurë të mëtutjeshme.
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…
Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…
Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…
Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…
“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…