Artan Ivani është një 25-vjeçar i rikthyer nga emigrimi, për të punuar në vendin e tij.
Ai deklaroi se vendosi të lërë Londrën, pasi ndjehet më mirë në fshatin e tij të lindjes, në Çaj të Kukësit.
Ivani deklaroi gjithashtu se ka dëshirë të krijojë jetën në fshatin e tij.
“Kam qenë në Angli, në verë erdha këtu. Qëndrova për 5 vite. Më mirë në Çaj se në Londër, këtu jam rritur. Vendi është shumë i bukur, kafshët më pëlqejnë.
Do mundohem të krijoj jetën këtu, nëse edhe shteti na ndihmon. Ne kemi nevojë për rrugën dhe fuqi punëtore”, deklaroi i riu.
Pjesë e programit ishte edhe Kadri Matranxhi, i cili po ashtu është rikthyer në fshatin Çaj, pas disa vitesh emigrim.
Prej më shumë se një viti ai është rikthyer nga Anglia, pasi jeta në emigrim nuk ishte në nivelet e duhura.
“Nuk do të shkoj më në Angli. Jetova atje 5 vite. Do të trashëgoj të njëjtën punë që kanë bërë të parët e mi. Këtu fitoj shumë mirë. Edhe pse kam shtëpi në Tiranë dua të jetoj në Çaj”, tha bariu.
Një sistem mbrojtës ajror u aktivizua pranë Ambasadës Amerikane në Bagdad të shtunën në mbrëmje,…
Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…
Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…
Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…