Kryeministrja italiane Giorgia Meloni u shpreh shumë e lumtur pas mbledhjes së përbashkët të qeverive të Italisë dhe Shqipërisë në Romë, ku u nënshkruan 16 marrëveshje të ndryshme, kryesisht në fushën e mbrojtjes dhe industrisë ushtarake.
“Një ditë që për marrëdhëniet tona dypalëshe, mund të përshkruhet historike. Jo sepse është hera e parë që dy qeveritë tona takohen në këtë mënyrë, por edhe për shkak të sasisë që marrëveshjeve që janë nënshkruar. Marrëdhëniet tona shkojnë përtej interesave reciproke. Të gjithë u prekëm kur gjatë takimit, folën më shumë se 20 ministra, dhe të gjithë në italisht, pa pasur nevojë për përkthim. Kjo tregon se sa shumë Italia ka qenë pikë referimi për Shqipërinë”, tha Meloni.
Ajo vuri në dukje faktin se Italia është partneri kryesor ekonomik i Shqipërisë, me mbi 3000 biznese italiane që veprojnë në vendin tonë. Meloni gjithashtu tha se ka rënë dakord me Ramën për organizimin e një organizimi i një forumi biznesi brenda gjashtë muajve të parë të vitit 2026.
16 marrëveshje janë nënshkruar mes Shqipërisë dhe Italisë në mbledhjen e parë ndërqeveritare. Ja cilat janë ato:
1• Memorandum mirëkuptimi për bashkëpunimin mbi sigurinë kibernetike
2• Marrëveshje ndërqeveritare për koncensionin e një huaje ndihme për mbështetjen e krijimit të një sistemi të mbrojtjes civile shqiptare
3• Marrëveshje ekzekutive për nismën kundrejt përforcimit të aftësive të Mbrojtjes Civile në Shqipëri
4• Marrëveshje për realizimin e projektit në mbështetje të neonatologjisë në mbrojtje të fëmijëve dhe nënave
5• Memorandum mirëkuptimi operativ kundër trafikut të drogës
6• Marrëveshje për bashkëpunimin në sektorin e mbrojtjes
7• Memorandum mirëkuptimi mes fondacionit “Maxi” Muzeu Kombëtar i Arteve i Shekullit XXI dhe Galeria Kombëtare e Arteve e Republikës së Shqipërisë.
8• Protokoll mirëkuptimi për bashkëpunimin në fushën e Mbrojtjes Civile
9• Marrëveshje teknike për dorëzimin e dy motovedetave të Guardia Costiera Italiane dhe Forcën Detare Shqiptare
10• Deklaratë mirëkuptimi mes Departamentit të Mbrojtjes civile italiane të presidencës së Këshillit të Ministrave të Italisë dhe Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile Shqiptare dhe Agjencisë Italiane për Bashkëpunim dhe Zhvillim, zyra e Tiranës
11• Marrëveshje financiare mes Casa Depositi e Prestitit dhe Këshillit të Ministrave të Shqipërisë për përmirësimin e rrjetit të transmetimit të energjisë elektrike në Shqipërinë veriore pas tërmetit të vitit 2019
12• Memorandum mirëkuptimi mes Casa Depositi e Prestitit S.p.A dhe Ministria e Financave të Shqipërisë
13• Memorandum mirëkuptimi mes SIMETS S.p.A dhe Agjencisë për Zhvillimin e Investimeve Shqiptare AIDA
14• Memorandum mirëkuptimi mes Fincantieri dhe KAYO, memorandum paraprak përpara krijimit të një joint venture për punimet e kantieret të Pashalimanit.
15• Memorandum mirëkuptimi mes Leonardo S.p.A dhe KAYO
Më herët mes kryeministrave Edi Rama dhe Giorgia Meloni u nënshkrua një marrëveshje ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Italisë, mbi bashkëpunimin strategjik në fushat e kujdesit shëndetësor, energjisë, mjedisit, industrisë së sigurisë dhe mbrojtjes, menaxhimit të migracionit, arsimit, inovacionit, diasporës, transformimit ekonomik dhe rritjes së zgjuar, duke çuar në 16 numrin total të nënshkrimeve sot në Romë.
Nuk ka pasur kuorum për raundin e parë të votimit të Presidentit. 66 deputetë ishin…
Nuk ka pasur kuorum për propozimet e amendamenteve kushtetuese të propozuara nga presidentja Vjosa Osmani…
Televizioni shtetëror iranian raportoi mbrëmjen e së enjtes se dronët e Gardës Revolucionare ushtria ideologjike…
Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë ftuar në seancën lidhur me amendamentet për zgjedhjen e…
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë se dëshiron të përfshihet në zgjedhjen…
Presidentja Vjosa Osmani ka njoftuar se të enjten i ka dërguar në Kuvend amendamentet kushtetuese…