FOTO&VIDEO

Arrestohet “bosi” serb i drogës në Spanjë, djali i ish-futbollistit të njohur të La Liga-s

Një operacion i përbashkët i Policisë Kombëtare dhe Gardës Civile spanjolle ka çuar në shkatërrimin e një prej rrjeteve më të mëdha të trafikut të drogës në ishujt Balearikë. Në qendër të këtij grupi që vepronte në Mallorca dhe Ibiza qëndronte Stefan Milojević, djali i ish-sulmuesit të njohur serb Goran Milojević, ish-lojtar i Mallorcës dhe Celtës. Stefan, ish-sportist dhe luftëtar profesionist MMA, akuzohet si lider dhe financier i një organizate kriminale që trafikonte sasi të mëdha kokaine dhe hashashi nga Evropa drejt Spanjës.

Hetimet, të zhvilluara gjatë dy viteve të fundit në kuadër të operacionit “Enroque Bal Manso”, kanë zbuluar lidhje të rrjetit me mafiet ndërkombëtare, përfshirë kontakte për furnizime me armë zjarri, mes tyre AK-47. Autoritetet kanë sekuestruar 3200 kilogramë drogë, 1.54 milionë euro në para të gatshme dhe kanë arrestuar 76 persona, mes tyre shtetas spanjollë, serbë dhe shqiptarë.

Ndër të arrestuarit ndodhet edhe Faustín Nogales, ish-shef i antidrogës në Policinë e Balearikeve, i cili dyshohet se bashkëpunonte me rrjetin kriminal, duke ndihmuar në manipulimin e çmimeve dhe në pastrimin e parave. Ai ndodhet aktualisht në burgun e Estremera në Madrid.

Sipas raportit të policisë, organizata kishte ndërtuar një strukturë të ngjashme me mafiet italiane, si ’Ndrangheta dhe Camorra, duke korruptuar zyrtarë të policisë, gjyqësorit dhe mediave për të marrë informacion mbi hetimet. Rrjeti kishte shtrirje ndërkombëtare dhe operonte me disiplinë të rreptë, ndërsa Milojević konsiderohet si “koka” e trafikut në zonë.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

3 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

13 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

17 orë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

18 orë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

21 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Vrau efektivin e “Shqiponjave”, autori me të shkuar kriminale, një vit më parë tërhoqi zvarrë me kalë një person

Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…

1 ditë ago