3 nga këta persona shëtisin rrugëve të Shkodrës, gati për të vrarë: Artan Hoxha bën parajmërimin e fortë

Artan Hoxha ka reaguar sot në lidhje me vendimin e Gjykatës së Shkodrës për të liruar nga burgu pjestarët e grupit Bajri, të arrestuar me bujë disa muaj më parë pas një operacioni të RENEA-s.

Në një postim në Facebook, Hoxha jep alarmin për mundësinë e kthimit të krimeve të bujshme të Shkodër pasi sipas tij duket se duke mos dhënë drejtësi, gjykata ka vendosur që të balancojë forcat e grupeve rivale në Shkodër, gjë e cila do të çojë në “qerimin e hesapeve vetë”.

Hoxha ka publikuar një foto të disa personave të armatosur duke theksuar se 3 prej 5 personave në atë foto janë liruar sot dhe gjasat janë që të ketë vrasje të tjerë në qytet.

Lexo edhe: “Lahen për të fshirë gjurmët e barutit dhe gjakut”: Artan Hoxha publikon fotot dhe kërkon kujdes
Gjykata liroi sot nga qelia Ismet Idrizin, Asmer Bilalin dhe Samet Hallunin, të njohur si pjestarë të grupit Bajri në Shkodër.

Postimi i Artan Hoxhës

Kur ligji nuk jep DREJTESI, ate e ben plumbi…

Disa dite me pare prokuroria e Shkodres, dorezoi per gjykim dosjen e ekzekutimit te dy vellezerve Brahim dhe Astrit Bilali, ne pragun e baneses se tyre, me 30 mars 2019.

Por dosja, u dorezua qartesisht, pa emra ekzekutoresh…..edhe pse gjithe Shkodra e di, se kush e ideoi masakren, me objektiv shfarosjen e gjithe burrave te nje fisi,kush e organizoi krimin,
per cfare motivi u be vrasja e dyfishte, kush e terhoqi kembezen e Zastaves, madje dhe se kush ekzekuton me Zastava automatike neper Shkoder.

Sot, gjykata e Shkodres, vendosi me ne fund, te ballancoje”forcat ne terren.

Liroi nga burgu nja tre djem te arrestuar gjate operacionit te shtatorit 2018, nga reparti special RENEA, qe goditi lagjen Dobrac te Shkodres, me synimin per te asgjesuar grupin Bajri.

Pas ketij operacioni policor me vetem nje drejtim, u ekzekutuan ne atentate mafioze dhe 5 qytetare te pafajshem te Shkodres, sigurisht per kompesim nga krahu rival.

Me paftesine e prokurorise te zbuloje vrasjet e vellezerve Bilali, gjykata duket sikur vendosi qe palet ta zgjidhin vet ceshtjen, duke i lene te lire te qerojne hesapet me njeri-tjetrin.

Qe nga sot ne mesdite, 3 nga 5 personat qe ndodhen ne keto foto, duke pozuar me maska dhe Kallashnikove, perfshire dhe nje Zastava automatike, gjenden te lire rrugeve te Shkodres.

Sigurisht, ata jane duke kerkuar njeri-tjetrin per te vendosur drejtesine, me gryken e armeve, drejtesi te cilen ua mohoi DREJTESIA…

Dhe kur te dale ajo profecia e kryeministrit, “kokat hengshin”, mos me thoni pse i cilesoj nja 3-4 qytete, me te rrezikshem se te tjeret.

Ishallah zoti, larte ne qiell, eshte vigjilent dhe nuk lejon qe bashke me “drejtesine” e plumbave, nuk iken hazret dhe ndonje shkodran i pafajshem qe eshte duke pire kafe ne rruge te madhe…