30 raste të reja me koronavirus janë regjistruar të shtunën e 18 prillit në Kosovë. Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë ka bërë të ditur se sot janë shëruar edhe nëntë persona.
Të gjitha rastet pozitive janë raste kontakti. Njëmbëdhjetë (11) raste nga komuna e Suharekë (sipas vendbanimit: pesë (5) raste Krushicë e poshtme, tre (3) raste Suharekë, dy (2) raste Reshtan dhe një (1) rast Bukosh), nëntë (9) raste me vendbanim në Pjetërshticë-Shtime, dy (2) raste me vendbanim në Fushë Kosovë, dy (2) raste me vendbanim në Gjakovë, dy (2) raste me vendbanim në Gjilan dhe me nga një (1) rast vendbanimet: Zabel i ulët-Drenas, Bokshiq-Klinë, Viti dhe Topanicë-Kamenicë.
Të shtunën janë testuar 242 mostra.