POLITIKE

300 ushtarët amerikanë nisen për Kosovë: Pavarësia dhe sovraniteti do të mbeten të forta

Rreth 300 ushtarë amerikanë janë nisur për në Kosovë të cilët do ta bëjnë një rotacion i cili është i 31-ti me ata që gjenden tashmë në kampin Bondsteel.

Ushtarët do të udhëhiqen nga Kolonel Chris Mabis dhe udhëheqësi i tij, Major Joshua Broën, teksa gjatë ceremonisë, Mabis u tha ushtarëve se ata përfaqësojnë “më të mirën që Shtetet e Bashkuara kanë për të ofruar”

Në ceremoni foli edhe gjenerali adjutanti i Indianës, gjeneralmajor Dale Lyles dhe komentoi rëndësinë e misionit të ushtarëve.

“Burrat dhe gratë e kësaj brigade do të punojnë për të siguruar që pavarësia dhe sovraniteti i Kosovës do të mbeten të forta dhe se qëllimi ynë kolektiv për shtete të pavarura, multietnike në shoqëri që bashkëjetojnë në mënyrë paqësore në Ballkanin Perëndimor të realizohet. Dislokimi ynë demonstron vendosmërinë e Amerikës për të mbrojtur sovranitetin e kombeve të lira dhe demokratike si Kosova”, shkruan TheRepublic.

Ndërsa të dislokuar, ushtarët e task-forcës do të udhëheqin Komandën Rajonale-Lindje nën komandën e NATO-s në mbështetje të Operacionit “Joint Guardian” dhe do të jetë rotacioni i 31-të i forcave ushtarake të Shteteve të Bashkuara me bazë në Kampin Bondsteel në Kosovë.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…

1 orë ago
  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

2 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Gjashtë të kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohen nga Dubai drejt Shqipërisë

Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…

2 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

11 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

16 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

1 ditë ago