“Unë mendoj që janë katër faktorë kryesorë që e kanë ndryshuar rrjedhën e luftës. E para është motivacioni i lartë. Tepër i lartë. Vendosmëria e tyre për ta mbrojtur vendin. E kundërta, morali i ulët i rusëve. Morali është fakti që ndikon shumë”, ka thënë ai.
Faktori i dytë, sipas Cekut, është sistemi i komandës së kontrollit dhe informacionit.
“E dyta është, na ushtarak i themi sistemi C4i. Sistemi i komandës së kontrollit. Është perfekt dhe besoj se shumë ushtri janë duke e vlerësuar këtë sistem. Krejt komanda bëhet nga Kievi dhe presidenti. Është sistem perëndimor. Shumë i vlerësuar. Jam i shkolluar për vete në sistem lindor dhe i di pengesat e mëdha që i ka tani kundrejt atij perëndimor. Edhe rusët e kanë këtë problem tani. Në sistemin perëndimor, komandanti vetëm të thotë se çfarë duhet të bësh, e ti e di si ia bën aty. Në sistemin lindor ai të thotë se duhet të shkosh nga pika A në pikën B dhe komandanti nuk ka autonomi. Nëse nuk i zbaton urdhrat, e ki sistemin e intelegjencës që të rri mbi kokë”, ka thënë ai.
“Sistemi i intelegjencës vjen pastaj. Shpresoj që edhe ushtria e jonë po e bën. Informacioni i saktë dhe i shpejtë është më shumë se sa gjysma e suksesit. Prej vitit 2014 ukrainasit e kanë ndërutar vetë. Edhe sot gjatë luftimeve përdoret. Kanë sistem perfekt”, shtoi ai.
E treta sipas tij është taktika e saktë dhe “perfekte” e Ukrainës.
“E treta është taktika perfekte. E shkëlqyeshme. Forcat Ukrainase nuk janë fortifikuar në kufi me Rusinë. E kanë ditur se po të shpartallohen vijat e frontit. Atëherë shpartallohesh. Duke e ditur e Ukraina është e rrafshët, ata janë koncentruar në paralagjet e qyteteve. Dhe duke e ditur se nëpër qytete ka logjistike e spitale. E kanë përdorur një strategji shumë të mirë dhe kryesisht i sulmojnë kolonat me grupe te vogla. Me pajisje të sofistikuara. Fillimin dhe fundin. Konvoji bllokohet dhe nuk mund të zbresësh nga akset rrugore sepse mund të mbesësh aty dhe të ngujohesh. Është taktikë që duhet ë mësohet nga të gjithë”, foli Çeku.
Faktori i fundit është lufta mediatike.
“E fundit është lufta mediatike. Ukraina e ka mposhtur tërësisht në aspektin mediatik Rusinë. Në ushtri kjo është shumë e rëndësishme dhe këtë e kanë bërë perfekt. Mund të jenë disa gjëra të hiperbolizuara dhe të pavërteta. E kanë kthyer botën nga ana e tyre dhe edhe vetë popullin në Ukrainë. E lexova që para disa viteve 80% populli ishte pro-rus. Sot nuk është as 20%.”, përfundoi ai.