Presidenti i Republikës Çeçene, Ramzan Kadyrov, tha se Moska nuk do të bënte asnjë lëshim ndaj Ukrainës. Në një deklaratë që duket se devijon nga qëndrimi zyrtar i Rusisë pas bisedimeve për paqe të zhvilluara në Turqi, Kadyrov kritikoi negociatorin rus, Vladimir Medinsky.
“Vladimir Putin nuk ka për ta ndalur atë që ka nisur në Ukrainë”, paralajmëroi Kadyrov, raporton Reuters.
Lideri çeçen, i cili ka dërguar forca ushtarake nga republika e tij për të mbështetur pushtimin, mendohet se është futur edhe vetë në territorin e Ukrainës. Në një video të publikuar nga televizionin çeçen “Grozny”, Kadyrov duket teksa takon separatistët në krahinat lindore, por edhe në Mariupol, një prej qyteteve më të bombarduar nga rusët.
Ajo që ngre më shumë pikëpyetje nga kjo video, e cila nuk është verifikuar nga asnjë agjenci ndërkombëtare lajmesh, është fakti se Kadyrov shihet teksa flet me gjeneralin rus, Andrei Mordvichev, i cili është raportuar i vrarë në luftë prej disa ditësh.
Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë, është publikuar Exit…
Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…
Kryeministri Edi Rama ka reaguar me ironi në rrjetet sociale pas protestës e cila u…
Sipas gazetarit dhe analistit turk İbrahim Karagül, zhvillimet e fundit rreth Ishullit të Sazanit nuk…
Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…
Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…