LAJME

40 pjesëtarë të Policisë së Kosovës japin dorëheqje vetëm në gjashtë mujorin e parë të këtij viti

Mungesa e sigurimit shëndetësor e jetësor, paga jo e dinjitetshme dhe kushtet jo të mira të punës, janë disa nga problemet me të cilat vazhdon të përballet Policia e Kosovës. Kështu thotë për Radio Kosovën, kryesindikalisti i Policisë së Kosovës, Imer Zeqiri, i cili ka bërë të ditur se vetëm në gjashtë mujorin e parë të këtij viti, për shkak të kushteve jo të mira të punës, kanë dhënë dorëheqje rreth 40 pjesëtarë të policisë.

Policia e Kosovës vazhdon të ballafaqohet me probleme të natyrave të ndryshme. Kryesindikalisti i Policisë së Kosovës, Imer Zeqiri, thotë se me gjithë rrezikshmërinë që mbart mbi vete Policia e Kosovës, që nga themelimi e deri me tani, ende mbetet jashtë sigurimit shëndetësor dhe jetësor.

“Qe 24 vite është themeluar Policia e Kosovës dhe nuk kemi sigurim shëndetësor dhe as jetësor, ndërsa bazuar në specifikat e punës, PK del ndër më e rrezikuara gjatë kryerjes së detyrave zyrtare. Kemi 22 zyrtarë policorë që kanë humbur jetën gjatë kryerjes së detyrës, mbi 4 mijë raste të lëndimeve në detyrë e që një pjesë e tyre kanë mbet me invaliditet të përhershëm”, ka thënë Zeqiri.

Duke folur në emisionin “Fokus” në Radio Kosovë, kryesindikalisti i Policisë së Kosovës, Imer Zeqiri, përmendi edhe ndryshimet, që ka pësuar Policia e Kosovës, me Ligjin e ri të Pagave.

“Është kufizuar me 1 për qind të buxhetit të pagave shtesa për rrezikshmëri, e cila qe 6 muaj ende nuk është ekzekutuar me pagat e zyrtarëve policorë. Me Ligjin e ri të Pagave janë goditur edhe pensionistët, ku deri më tani i vetmi shpërblim për zyrtarë të PK kanë qenë tri paga jubilare, tash edhe ato janë anuluar”, u shpreh tutje kryesindikalisti.

Zeqiri tha se vetëm në gjashtë mujorin e parë të këtij viti, rreth 40 policë kanë dhënë dorëheqje vullnetare, e që shumica prej janë për shkak të kushteve jo të dinjitetshme, përderisa paralajmëroi edhe dorëheqje të tjera, nëse vazhdohet me këtë trend.

“Vetëm në gjashtë mujorin e parë të këtij viti kemi rreth 40 dorëheqje vullnetare për shkak të kushteve jo të dinjitetshme, ndërsa për vitin e kaluar janë 100. Në rast se vazhdohet kështu me këto kushte që punon Policia e Kosovës, dhe nuk ka ndonjë reflektim konkret nga qeveria, paralajmërime për dorëheqje ka shumë”, ka deklaruar Imer Zeqiri.

Kryesindikalisti Imeri Zeqiri tha se muajt e fundit për sa i përket mjeteve logjistike dhe uniformave, është kompletuar vetëm policia që vepron në veri të vendit. Ndryshe ditë më parë Sindikata e Policisë se Kosovës dorëzoi në Kuvendin e Kosovës, peticionin e nënshkruar me mbi 62 për qind të pjesëtarëve të saj, që ka të bëjë me pakënaqësinë që kanë ndaj ligjit të pagave.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

57 minuta ago
  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

12 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

15 orë ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

18 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

18 orë ago
  • BOTA

Miliarderët largohen nga Lindja e Mesme, fluturimet me avion privat deri në 300 mijë euro

“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…

20 orë ago