KRYESORE

47.000 euro është shuma e tenderit për Spitalin e Gjilanit që u fitua në mënyrë të kundërligjshme

J.M, është ndaluar për 48 sot nga Policia e Kosovës nën dyshimin se në mënyrë të kundërligjshme e ka fituar një tender në Spitalin e Gjilanit.

47 mijë euro është shuma e këtij tenderit.

“Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Gjilan në bashkërendim me autoritetet kompetente, gjatë hetimeve të zhvilluara nga fillimi i muajit Tetor 2021, në lidhje me një tender (në Spitalin e përgjithshëm në Gjilan), ka arritur të siguroj prova se operatori ekonomik (SH.P.K.Prishtinë), në mënyrë të kundërligjshme dyshohet se shpallet fitues në shumën prej mbi (dyzet e shtatë mijë euro) 47.000 €, duke manipuluar me dokumentacionin ofertues”.

Kompania në fjalë, kishte aplikuar në ketë tender me dokumentacion me përmbajtje të rreme, dhe e njëjta kompani kishte përfunduar si Operatori Ekonomik fitues.

Ai dyshohet se “Keqpërdorimi dhe mashtrimi në prokurim publik”.

“Gjatë kontrollimit të dokumentacionit ofertues të kompanisë (SH.P.K. Prishtinë), është parë se Kompania në fjalë, kishte aplikuar në ketë tender me dokumentacion me përmbajtje të rreme, dhe e njëjta kompani kishte përfunduar si Operatori Ekonomik fitues”.

“Bazuar në të gjeturat gjatë hetimit është krijuar dyshimi i arsyeshëm se i dyshuari me iniciale (J.M.) pronar i kompanisë (SH.P.K. Prishtinë) dyshohet se ka kryer veprën penale “Keqpërdorimi dhe mashtrimi në prokurim publik”.

“Në konsultim me Prokurorin kompetent të lëndës i dyshuari i lartcekur me iniciale sot me Aktvendimi mbi ndalim për 48 orë është dërguar në mbajtje”.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Osmani pretendon: Kurti s’e do presidenten që merret me politikë të jashtme

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, deklaroi senjë nga arsyet pse Kryeministri Albin Kurti ndryshoi qëndrim…

5 minuta ago
  • KRYESORE

Osmani: I kisha votat për presidente, por Kurti nuk më kandidoi

Presidentja Vjosa Osmani, ka deklaruar se ishte e bindur se do të siguronte votat e…

1 orë ago
  • KRYESORE

Trump: Lufta mund të përfundojë shpejt, SHBA-të po shqyrtojnë kontrollin e Ngushticës së Hormuzit

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi në një intervistë telefonike për CBS News…

2 orë ago
  • BOTA

‘Gjuetia’ që s’ka të ndalur! Si po i eliminon Izraeli një e nga një gjeneralët e Iranit dhe Hezbollahut

Abolghasem Babeian u vra të shtunën në Teheran. Pothuajse në të njëjtën kohë u vranë…

5 orë ago
  • KRYESORE

Kushtetuesja vendos masë të përkohshme në lidhje me dekretin e Osmanit për shpërndarjen e Kuvendit

Gjykata Kushtetuese ka vendosur masë të përkohshme ndaj dekretit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani,…

6 orë ago
  • KRYESORE

“Po i hedhin benzinë zjarrit”, Erdogan paralajmëron Iranin

Presidenti i Recep Tayyip Erdogan ka reaguar për përshkallëzimin e tensioneve në Lindjen e Mesme,…

6 orë ago