POLITIKE

Deputeti socialist pro kampit të refugjatëve në Shqipëri: Ça të keqe ka me ardh’ leku te ne

Deputeti socialist Paulin Sterkaj në Komisionin për Sigurinë Kombëtare mbështeti marrëveshjen me Britaninë e Madhe për strehimin e emigrantëve nga vendet e treta në këmbim të 100 mijë paundëve për person. Ai deklaroi se kjo marrëveshje nuk ka arsye pse ta shqetësojë Shqipërinë për sa kohë siguria kombëtare nuk cenohet.

“Vjen një person me 100 mijë paund. Kosto minimumit jetik në Shqipëri është 500 paund. Kemi kohë me e mbajt 20 vite në Shqipëri pa asnjë lloj problemi. Ju e dini se çfarë njerëzish kemi në Britaninë e Madhe. Shqiptarët që jetojnë në Angli nuk i ka luajtur kush. Ka dhe me dy emra. Kjo marrëveshje nuk na shqetëson hiç.

Na hap mundësinë me komunikuar edhe Britaninë e Madhe që ka dalë nga BE. Siguria kombëtare cenohet kur nuk ke mundësi financiare me i mbajtur. I kam takuar. Ai mund të jetë edhe shqiptar dhe bën me u duk njëfije si kaçurrel dhe të zi. Nga kjo ju nuk duhet me u mërzit. Unë shpesh herë kam dalë kundra qeverisë. Kjo marrëveshje nuk i bën asgjë të keqe vendit tonë. Vetëm se na rrit mundësinë me qenë pak më human”, tha Sterkaj.

Ai u shpreh se Shqipëria vetë është një popull ku gjysma jetojnë brenda vendit dhe pjesa tjetër në emigracion dhe nuk duhet të harrojë kohën kur vëtë largohej jashtë shtetit për një jetë më të mirë në mënyrë masive. Sterkaj hodhi akuza ndaj deputetëve të opozitës se kanë bërë propagandë që shqiptarët të shesin shtëpitë dhe bagëtitë për të ikur në emigracion.

“Unë nuk dua të hyj në thelb të ligjit por në thelb të gjësë. Ju thatë që jemi dakord me i pritur. Ne jemi një popull që në bazë të statistikave gjysma jemi në emigracion, gjysma jemi këtu. Ata që kanë ikur nga Shqipëria pse të mos kthehen përderisa kostot i përballon Britania. Ne kemi harruar që kemi pushtuar brigjet e fqinjëve tanë. Problemin më të madh Shqipëria ka financën. Nuk duhet me harruar sa kohë kemi që kemi ikur si refugjatë në Europë. Një ndër ta kam qenë dhe unë. Ne duhet të shohim mundësinë që të ketë institucione që të jenë nën kontroll. Por jo ne të mos pranojmë një kontratë. Po me qenë në pozitë do ishe në favor tjetër. Kështu që bëhuni më të hapur. Ju e dini mirë çfarë ndodhi me NATO-n. Ju thoni kemi liberalizuar vizat.

Di që ka njerëz që kanë shitur shtëpiat e lopët për të shkuar refugjatë në Gjermani. Ka qenë propagandë e juaja. Ju duhet të dini që nuk bëni pak propagandë. Kanë ikur për jetë më të mirë. Nuk plotësojnë kushtet sepse mund të jenë një pjesë spekulantë dhe i kanë kthyer. Deputetët tuaj haptas kanë propaganduar se do merrni dokumente në Itali dhe Francë. Unë thërras që ne nga kjo marrëveshje nuk na vjen asgjë e keqe. Ju thoni se po vijnë ata dhe po bëjnë një kamp në Shqipëri dhe po fiton lekë ai. Po me ardhur leku në Shqipëri çfarë të keqe ka?

Vjen një person me 100 mijë paund. Kosto minimumit jetik në Shqipëri është 500 paund. Kemi kohë me e mbajt 20 vite në Shqipëri pa asnjë lloj problemi. Ju e dini se çfarë njerëzish kemi në Britaninë e Madhe. Shqiptarët që jetojnë në Angli nuk i ka luajtur kush. Ka dhe me dy emra. Kjo marrëveshje nuk na shqetëson hiç. Na hap mundësinë me komunikuar edhe Britaninë e Madhe që ka dalë nga BE. Siguria kombëtare cenohet kur nuk ke mundësi financiare me i mbajtur. I kam takuar. Ai mund të jetë edhe shqiptar dhe bën me u duk njëfije si kaçurrel dhe të zi. Nga kjo ju nuk duhet me u mërzit. Unë shpesh herë kam dalë kundra qeverisë. Kjo marrëveshje nuk i bën asgjë të keqe vendit tonë. Vetëm se na rrit mundësinë me qenë pak më human”, u shpreh ai.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Përshkallëzohet tensioni në Gjirin Persik, Irani sulmon bazat amerikane me raketa balistike

Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…

5 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Propaganda pro-iraniane në protestat për Zvërnecin? Video “Lego” me AI paraqesin Shqipërinë si pjesë të rezistencës kundër Izraelit

Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…

5 orë ago
  • KRYESORE

Izraeli dërgoi trupa në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin si pjesë e një rrjeti sekret në të gjithë rajonin

Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…

10 orë ago
  • KRYESORE

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…

19 orë ago
  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

20 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Gjashtë të kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohen nga Dubai drejt Shqipërisë

Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…

20 orë ago