Bajram Kinolli me profesion këngëtar, i cili i takon komunitetit rom, me anë të një lidhje direkte në “Frontal” në T7, u shpreh se me diskriminim përballet çdo herë që del në rrugë. Ai u shpreh, se e ka përjetuar edhe vetë të mos i shërbejnë në lokale dhe të shahet në rrugë. Madje thotë se edhe është rrahur.
Kinolli tha se diskrimimin ka hasur edhe jashtë Kosovës.
“Edhe vetë çdo ditë e kam përjetu kur kam jetu në Gjakovë, një tension të diskriminimit. Jo vetëm nga institucionet por edhe nga individë të caktuar. E dimë krejt çka kemi përjetu, secili nga ne. Paraluftës nuk e kam ditë që jam pjesë e një grupi, e kam ditë që jam shqiptar, e pasluftës dul termi që jemi “magjup ose gabel”.Plotë herë, s’më kanë lënë me hy në lokal, më kanë shajtë rrugës, plotë herë kam qenë i rrehur”, tha ai në “Fronatl”, transmeton Gazeta Express.
Personat që i diskriminojnë pjesëtarët e komunitetit RAE, Kinolli i quan me probleme mendore.
“Ekzistojnë gjithkah individë që kanë probleme mendore, e quaj problem mendor, problem informacioni, të tolerancës dhe vynë kohë e punë që me zgjidh këtë problem. Këtë problem e përjetoj çdo herë që dal në rrugë, jo vetëm në Kosovë, por gjithkund”, u shpreh ai.
Ai tha se komuniteti RAE ka pak qasje në institucione dhe sipas tij, integrimi nuk vjen vetëm nga komuniteti RAE por edhe nga mazhoranca.
Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…
Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…
Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…
Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…