POLITIKE

5 minutat e fundit të koalicionit LSDM – BDI, kryeministri enigmë?!

LSDM dhe BDI i kanë kaluar thuajse të gjitha dallimet, dhe paralajmërojnë se marrëveshja përfundimtare për qeverinë e re do të vuloset në takimin e nesërm mes kryetarëve të dy partive, përcjell Alsat-M.

Në komunikatën e përbashkët, palët sqarojnë se në bisedimet e zhvilluara në nivelin e Sekretarëve partiak, Grubi dhe Nikollovski, është arritur përparim serioz në pothuajse të gjitha çështjet që çojnë në një marrëveshje për qeverinë. Dhe se duke pasur parasysh urgjencën për institucione funksionale në përballjen me sfidat e shkaktuara nga COVID 19, nesër do të mbahet një takim kryesor midis kryetarëve, Ali Ahmeti dhe Zoran Zaev, ku pritet një marrëveshje përfundimtare për një qeveri të re, të qëndrueshme, të përkushtuar me një mandat katër vjeçar.

“NË BISEDIMET E SEKRETARËVE PARTIAK ËSHTË ARRITUR PËRPARIM SERIOZ NË POTHUAJSE TË GJITHA ÇËSHTJET. NGA TAKIMI I NESËRM I KRYETARËVE PRITET MARRËVESHJE PËRFUNDIMTARE PËR QEVERI”, thekson komunikata.

Palët presin që ditëve në vijim të vazhdojë seanca konstitutive për zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit. Nuk shpalosin detaje për rrjedhën e negociatave, sidomos për çështjen e kryeministrit, duke marrë parasysh se kjo ishte linja e kuqe e dy palëve para se t’i fillonin negociatat e veçanërisht gjatë fushatës parazgjedhore. Nga njëra anë kryeministri shqiptar ishte platforma parazgjedhore e integristëve dhe kreu i saj, Ahmeti ishte i bindur se një gjë e tillë do të bëhej realitet, e nga ana tjetër kreu i socialdemokratëve, Zaev ishte i prerë se kryeministër do të ishte ai nëse partia që e udhëheq i fiton zgjedhjet.

“Ne e bëmë Zoran Zaevin kryeministër, me votat tona. (Por nuk do të bëhej kurrë një kryeministër shqiptar me votat e Zaevit?!) Po nëse nuk e bënte Zaevi do e bënte tjetri. (Dhe ju personalisht besoni që mund të ketë një kryeministër shqiptar, teorikisht?!) Jo që besoj, por edhe do të bëhet.”- thoshte Ali Ahmeti, BDI.

“Ka përfunduar koha e kërcënimeve, s’mund të kërcënojë as BDI, as asnjë parti tjetër. Vetëm qytetarët vendosin kush do të jetë deputet, ministër, kryeministër e kush drejtor. Prandaj është koha që BDI të shkojë në opozitë.”-pohonte Zoran Zaev, LSDM./Alsat-M


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…

6 orë ago
  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

7 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Gjashtë të kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohen nga Dubai drejt Shqipërisë

Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…

7 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

16 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

21 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

1 ditë ago