FOTO&VIDEO

50 mijë pemë të prera për vilën luksoze të Erdoganit/ Pallati veror me 300 dhoma dhe plazh privat

Reagime të shumta kanë shkaktuar fotografitë nga pallati veror i presidentit turk Rexhep Taip Erdogan në Marmara, në një kohë kur vendi po kalon krizë ekonomike.

Sipas medieve turke, mësohet se pallati ka sipërfaqe 85.000 metra katrorë dhe përbëhet nga 300 dhoma në total, me pishinë dhe plazh privat.

Ndërtimi i pallatit ka përfunduar në vitin 2019 dhe sipas gazetës “Sozcu” godina është pajisur me dhoma për takime politike, nëse ndodh diçka urgjente  dhe Erdogan nuk ka luksin e kohës për tu zhvendosur në Ankara.

Projekti madhështor është kritikuar nga opozita dhe organizatat mjedisore, jo vetëm për koston e lartë të pallatit  85.6 milionë dollarë, por për shkatërrimin e mjedisit, pasi u prenë rreth 50,000 pemë për ndërtimin e një rruge prej 17 kilometrash, e  cila të çon te vila luksoze e Erdoganit.

Mësohet se arkitekti i pallatit është Şefik Birkiye, i cili publikoi në Twitter pamje nga pallati i presidentit turk.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Policia në Gjakovë sekuestron një veturë të kërkuar nga Interpoli gjerman

Policia e Kosovës ka sekuestruar një veturë me targa të huaja në Gjakovë, pasi e…

3 orë ago
  • BOTA

Putin pranon goditjen ekonomike nga sulmet ukrainase, paralajmëron kundërpërgjigje më të ashpër

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka pranuar se sulmet e vazhdueshme ukrainase ndaj infrastrukturës strategjike ruse…

14 orë ago
  • KRYESORE

Pakistani: SHBA-ja dhe Irani pranë marrëveshjes historike, finalizimi mund të ndodhë brenda një dite

Kryeministri i Pakistanit, Shehbaz Sharif, ka bërë të ditur se negociatat ndërmjet Shteteve të Bashkuara…

20 orë ago
  • BREAKING NEWS

A do e marrë SHBA uraniumin? Irani shkatërron tunelet ku fshihen materialet bërthamore

Forcat amerikane rrëzuan shumë drone sulmuese iraniane me një drejtim që po shkonin drejt ngushticës…

1 ditë ago
  • BOTA

Elon Musk bëhet trilioneri i parë në botë

Elon Musk u bë të premten trilioneri i parë në botë, pasi aksionet në kompaninë…

1 ditë ago
  • BOTA

Trump kritikon kurdët në Iran: Ne u dërguam armë, ata i mbajtën për vete – më zhgënjyen

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se, në një skenar përballjeje me Iranin, preferenca e…

2 ditë ago