Falja e namazit është vetëm një nga obligimet që kanë besimtarët e fesë islame. Shtyllë e fesë konsiderohet edhe shkuarja në haxhillëk, obligim të cilin besimtarët duhet ta plotësojnë njëherë gjatë jetës.
Por, kostoja për këtë detyrim fetar mund të jetë e papërballueshme për disa qytetarë.
Sipas njoftimit të Bashkësisë Islame në Kosovë, çmimi për të shkuar në haxh këtë vit do të jetë 5700 euro.
Kreu i kësaj bashkësie fetare nuk deshi të prononcohet për T7, po një gjë të tillë e bëri nënkryetari i Bashkësisë Islame në Prishtinë Jahir Beqiri.
Por, ky shprehet se haxhillëku është obligim vetëm për të pasurit.
Beqiri thotë se për këtë dallojnë agjendat, madje ai tregon se çka përfshihet në çmimin që paguajnë kosovarët.
Fajtor ai lë edhe rritjen e çmimeve ne te gjithë botën, gjë që sipas tij ka ndodhur edhe në Arabinë Saudite.
Pikërisht çmimet e larta duket të jenë pengesë që një qytetar të mos udhëtojë drejt Mekës.
Se shifra prej 5 mijë eurosh është e papërballueshme pajtohet edhe ky qytetar.
Por, sa ishin shpenzimet më parë, kur ky qytetar kishte qenë në Mekë?
Ofertën e njëjtë ofron edhe Bashkësia Islame në Shqipëri, por çmimi aty është 800 euro me lirë, pra 4900 euro.
Çmimi të njëjtë si në Kosovë ofron Maqedonia.
Kurse çmimi më i lartë është në Bosnje e Hercegovinë pasi që atje është 6000 euro.
Nga viti 2019, çmimet për këtë detyrim fetar në Kosovë janë ngritur për 1500 euro.
Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…
Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…
Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…
Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…