FOTO&VIDEO

7,000 vetë në Ditën e Trashëgimisë Shqiptare, në parkun “Kensico Dam Plaza”, në New York

Nga Beqir SINA – Westchester NY

Kensico Dam Plaza June 5, 2022 – Mbas një ndërprerje dyvjeçare, prej pandemisë globale rreth 7,000 shqiptarë nga zona e Tri-Shteshit u mblodhën përsëri në piknikun më të madh të shqiptarëve “Albanian Heritage Day” të dielën (5 qershor) në parkun rekreativ Kensico Dam Plaza nē Valhalla – New York 

Ky aktivitet sponsorizohet nga Qendra Nënë Tereza e Famullisë Zoja e Shkodrës dhe zyra e Parqeve të Qarkut Westchester.

Dita e Trashëgimisë Shqiptare është festivali në natyrë i traditës, kulturës, muzikës këngës e valles shqiptare, sportit dhe guzhinës shqiptare, më i madhi aktivitet i organizuar për më shumë se tre dekada nën kujdesin e Kishës Katolike Shqiptare “Zoja e Shkodrës” me meshtar Dom Pjeter Popaj.
Festivali përfshiu kuzhinën e shijshme shqiptare, tregëtimin e aksesorve me ngjyrat dhe simbolet shqiptare, vepra arti dhe këngë e kërcimin e djemve e vajzave të Grupit të valleve të Qendrës “Nëna Tereze” me udhëheqëse koreografen e njohur Agjelina Nika “Mjeshtre e Madhe” dhe të gjithë pjesëmarrësve.
Festivali vazhdoi gjatë gjithë ditës me këngë e muzikë tradicionale shqiptare nga të gjitha trevat nga Gerona Hyska, Edmond Nikolla, Gëzim Nika “Mjeshter i Madh” të shoqëruar në keyboard nga Dritan Papa dhe DJ Edi .
Këtë festival të madh kulturor e nderojnë me pjesmarrjen e tyre edhe politikanët të cilët e shfrytëzojnë edhe për të bërë fushatë për zgjedhjet e tyre.
Mark Gjonaj, politikani i njohur shqiptar, përshëndeti duke vlerësuar festivalin “Dita e Trashëgimisë Shqiptare” si: “Festivalin e bashkimit të të gjithë shqiptarve, një ditë të bukur si kjo kur mbarë komuniteti shqiptar, fëmijët, të rinjë e të reja, burra e gra nga Shqipëria, Kosova dhe të gjitha trevat etnike shqiptare, pa dallime fetare , krahinore dhe bindje politike, bëhen së bashku në këto aktivitete”
Ligjvënësi lokal shqiptaro-amerikan, Vedat Gashi, i cili këtë muaj ka edhe sfidën në partinë e tij si kandidat për në Kongresin Amerikan ftoi edhe një herë  shqiptarët e kësaj zone elektorale ta votojnë e mbështesin duke premtuar se do të jetë zëri i vërtetë i shqiptarëve në Kongresin Amerikan.
Mbështetjen e shqiptarëve e kërkoI me këtë rast nëpërmjet fjalimit të tij edhe miku i shqiptarve  Rob Astorino, ish Prefekt i Qarkut Westchester,  i cili po kandidon në këto zgjedhje për postin e Guvernatorit të Nju Jorkut nga partia Republikane.
Ekzekutivi i kontesë Westchester George Latimer shkruajti për ketë festival: “Si një komunitet, Westchester County përpiqet të nxisë diversitetin, barazinë dhe përfshirjen. Kjo është një mundësi e shkëlqyer për të kaluar kohë të bukur me familjen dhe miqtë dhe për të trashëguar kulturën e bukur shqiptare”.
Komisionerja e Parqeve të Qarkut Westchester, Kathy O’Connor citohet të ketë thënë : “Kultura e Shqipëtare nëpërmjet këtyre aktiviteteve që organizon Kisha Katolike “Zoja Shkodrës” në bashkorganizim me kontenë e Westchesterit – bënë atë që të gjallërohet nga ky komunitet jeta jonë përmes muzikës, kërcimit dhe aktiviteteve të shkëlqyera kulturore shqiptare për njerëzit e të gjitha moshave këtu në Kensico Dam Plaza”.

Dita e Traditave Shqiptare : 

Është, veprimtaria më e madhe kulturore e shqiitarêve të Amerikës që organizohet për çdo vit nga Kisha Katolike Shqiptare “Zoja e Shkodrës” dhe Qendra e saj Kulturore, që mbanë emrin e Shenjtëreshës Nënë Tereza.
“Katër dekada më parë , tha një nga veteranët e diasporës shqiptare në SHBA,  Sekretari i “Lidhjes së Prizerenit” Tomë Mrijaj njëherishit dhe bashkë themelues i këtij festivali – ai quhej “Festivali i Talenteve të Reja” por në dy dekadat e fundit, me ardhjen e shqiptarve të rinjë , në kishën tonë, Kishën

“Zoja e Shkodrës” emri ju ndryshua, duke i mbetur çdo gjë traditës së cilës ne e krijuam”

Mjediset e gjelbërta të Parkut u hijeshuan nga ngjyrat kuq e zi të flamujëve shqiptarë krahas flamujëve amerikanë,  dhe prej kostumeve tradicionale, bluzat kuq e zi me simbolikë kombëtare, që aq hijshëm i mbanin veshur gjenerata e reja shqiptare, e lindur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ndërsa në fushën e gjelbërt grupet e sportistëve zhvilluan garat sportive në  futboll, volejboll, shah e lojëra të tjera. Finalalistve dhe fituesëve të trofeve përkatëse iu dhanë kupat e shoqeruara dhe me çertifikata nderimi.
Drejtuesi kryesor i veprimtarivë të kësaj dite,  Dita e Trashëgimisë Shqiptare ëdhtë   z. Fran Çotaj i ndihmuar nga ndihmësit e tij vullnetarë , i cili i kishte marrë të gjitha masat që veprimtaritë të zhvilloheshin normalisht dhe me frymë gare sportive.
Për çka ai ka marrë edhe një faleminderim të posaçëm nga meshtari i Kishës Katolike Zoja e Shkodrës Dom Pjetri i cili e ka falenderuar drejtuesin e ditës së traditave Fran Çota – për mirëorganizimin e Ditës së Traditave me pjesmarrjen e mijëra bashkatdhetarëve.
Famullitari i Kishës “Zoja e Shkodrës” Dom Pjetër Popaj, pasi pranoi Proklamatën nga Westchester County, falenderoi, dhe përshëndeti pjesmarrësit e shumtë duke i uruar ata për këtë ditë të bukur, dhe për ruajtjen e traditave kombëtare, kulturore e artistike si dhe gjuhën e bukur shqipe.
Dom Pjetër Popaj mbasi bekoi këtë festival tha: “Jemi krenarë që sot ne shpalosim traditat tona më të bukura, të trashëguara nga të parët tanë, të cilët i kanë rujatë dhe përcjellë në shekuj këto tradita, edhe pse në kushte të vështira dhe të okupuar prej pushtuesëve. Është kënaqësi, jo vetëm që shihemi dhe takohemi me njeri-tjetrin në këtë ditë të Traditave, por kemi dhe kënaqësinë të ndjekim këngët e artistëve tanë, si dhe vallet e djemëve dhe vajzave të lindura këtu.Ata përbëjnë gjeneratën e re që nuk i harron traditat e të parëve të tyre.Nuk ka më bukur se sa t’i përcjellim këto valle të bukura tek brezat, që ata t’i çojnë më tutje. Edhe amerikanët i ndjekin me interes këto tradita të shpalosura gjatë kësaj dite.”
Më pas pistën qendrore të parkut e kanë pushtuar grupet e valltarëve të moshave të ndryshme . Ku si gjithmon dallon Grupi Rozafat, ku të vegjëlit janë shumë të pëlqyer e të duartrokitur.
Të veshur me xhubletën tradicionale vajzat dhe djemtë me tirqe e kostumet e bukura të folklorit tonë kombëtar, këta valltar kërcejnë plot siguri vallet kombëtare.
Koreografja Angjelina Nika “Mjeshtre e Madhe” dhe përgjegjësja e grupit natyrisht që ndjehen të shpërblyera nga duartrokitjet që marrin valltaret e tyre.
Dita e Traditave Shqiptare e mbylli siparin e saj në mesnatë në Qendrën “Nënë Tereza ” të Kishës Katolike “Zoja e Shkodrës”, ku vazhdoi me koncertin e artistëve dhe me ushqime.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Tronditje në Emiratet e Bashkuara Arabe: Raportohet se është goditur aeroporti i Dubait, fluturimet janë pezulluar menjëherë

Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…

37 minuta ago
  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

3 orë ago
  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

14 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

17 orë ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

20 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

20 orë ago