LAJME

80 euro një metër dru në Prishtinë, mund të shtrenjtohet edhe më shumë

Aktualisht një metër kub dru kushton deri në 80 euro, me një tendencë rritjeje në 100 euro. Një ton pelet vitin e kaluar kushtonte 180 euro, sivjet kushton 300 euro, gjithashtu me tendencë rritjeje.

Kohët e fundit qytetarët e Kosovës po përballen me rritjen e çmimeve të shumë produkteve bazike për jetesë.

Ndonëse janë edhe disa muaj deri në rënien e temperaturave, qytetarët kanë filluar të përgatiten për muajt e dimrit, duke u furnizuar me dru për ngrohje.

Por, për dallim nga viti i kaluar, ngritje të dukshme të çmimeve ka edhe te kubiku i druve.

Druvari thonë se aktualisht një metër kub dru lëviz nga 50 në 80 euro, derisa paralajmërojnë se sa më afër dimrit kjo do të shkojë edhe më lartë.

Ata thonë se janë detyruar ta rrisin çmimin duke iu përshtatur tregut, duke shprehur se ka edhe mungesë të druve.

Por të brengosur me çmimin e lartë të druve shprehen qytetarët.

“Tash jam i interesuar desha ti marr do, 70 metra euro është shtrenjtë, një pension 180 euro, 70 euro një metër dru, vështir është populli me i’a dal”, ka thënë Nazif Sadiku qytetar.

“Ne e bëjmë ngrohjen me dru, por metri i druve ka shkuar 50-60 euro, dmth për ne që punojmë edhe e kemi rrogën minimale 300 euro s’mundemi me i’a dalim, se di çka do bëjmë”, thotë Fadil Durmishi, qytetar.

“Në pikë të verës bre një metër 70 euro një metër dru, në pikë të verës, një shish vaj 3 euro, krejt katastrofë”, Fetije Sahiti, qytetare.

Krahas çmimit të druve, rritje ka shënuar edhe çmimi i biomasës – peletit.

“Vitin e kaluar ka qenë çmimi diku 180 deri në 200 euro, kurse sivjet është 300 euro, ka ngritje rreth 30%. u rrit interesimi, po jo edhe aq shumë”, Fitim Xhata, përpunues i peletit.

Ndërsa në KEDS paralajmërojnë se gjatë dimrit do të jetë vështir, bazuar edhe në çmimin e energjisë në bursë.

“Në krahasim me vitin e kaluar kur veç çmimet kanë qenë jashtëzakonisht të larta, sigurisht që bazuar në këta indikator, na pret një dimër mjaftë i vështire. Ne nuk kemi qëndruar duarkryq, jemi duke bërë revizionimin e rrjetit dhe mirëmbajtjen e tij… Jemi duke vazhduar edhe me përgatitje tjera, në mënyrë që të kemi një dimër sa më të lehtë energjetik, mirëpo kjo sigurisht që varet edhe nga faktorët tjerë” ka thënë Viktor Buzhala, zëdhënës i KEDS-it.

FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

Trump kërcënoi Iranin, aeroplanmbajtësja amerikane niset drejt Lindjes së Mesme

Aeroplanmbajtësja amerikane USS Nimitz është nisur drejt Lindjes së Mesme, ku do të stacionohet, teksa…

47 sekonda ago

Izraeli shpall kontroll total ajror mbi Iranin, thotë se ka shkatërruar mbi 120 lëshues raketash iraniane

Në një zhvillim të fundit në luftën Izrael – Iran, Izraeli ka pretenduar se ka…

52 minuta ago

Deklarimi i Trump për marrëdhëniet Kosovë-Serbi, Kurti: Hapi i parë dorëzimi i Radojçiqit pastaj ta nënshkruajnë një marrëveshje bazike

Kryeministri i Kosovës në detyrë, Albin Kurti ka folur sot në lidhje me deklarimin e…

1 orë ago

Iran International: Khamenei, gati të largohet nga Irani me ndihmën e Moskës

Media “Iran International” ka marrë informacion se Ali Asghar Hejazi, zëvendësshefi i stafit të Udhëheqësit…

3 orë ago

Lufta me Iranin, Izraeli ekzekuton shefin e inteligjencës iraniane dhe zëvendësin e tij

Kreu i agjencisë së inteligjencës së Iranit dhe zëvendësi i tij u vranë sot në…

14 orë ago

Trump vuri veton në planin izraelit për të vrarë liderin suprem të Iranit? Ja çfarë thotë Netanyahu

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump vuri veton ndaj një plani izraelit ditët e fundit për…

14 orë ago