Më shumë se 79,000 njerëz janë të angazhuar në operacionet e shpëtimit në Turqi, ka thënë autoriteti i saj i menaxhimit të fatkeqësive.
Më shumë se 60 vende të botës, i kanë ardhur në ndihmë shtetit turk. Kujtojmë që ditën e djeshme në aeroportin e Stambollit zbarkuan me mijëra vullnetarë për t’i ardhur në ndihmë të prekurve nga tërmeti.
Dëri më tani raportohet për më shumë se 8,700 viktima, ndërsa numri pritet të rritet akoma edhe më shumë në vazhdim.