FOTO&VIDEO

Fotografia e tyre preku të gjithë, nxirren nga gërmadhat motër e vëlla nga Siria

Dy fëmijë të bllokuar në rrënojat e shtëpisë së tyre në Sirinë veriore janë shpëtuar më shumë se 36 orë pas tërmetit, sipas CNN.

“Më largoni nga këtu, unë do të bëj gjithçka për ju”, u tha vajza shpëtimtarëve që shihen në video në Besnaya-Bseineh, një fshat i vogël në Haram, Siri.

“Unë do të jem shërbëtorja juaj”, shton ajo, ndërsa një shpëtimtar përgjigjet, “Jo, jo.”

Emri i vajzës është Mariam dhe ajo përkëdhel butësisht flokët në kokën e vëllait më të vogël. Ajo është në gjendje të lëvizë krahun e saj aq sa të mbulojë fytyrën e vëllait, duke siguruar njëfarë mbrojtjeje nga pluhuri mes mbeturinave.

Emri i vëllait të saj është Ilaaf, sipas babait të tyre – një emër islamik që do të thotë mbrojtje. Mustafa Zuhir Al-Sayed thotë se gruaja dhe tre fëmijët e tij ishin duke fjetur në orët e para të së hënës kur toka u lëkund me një tërmet 7.8 ballë, më i madhi që goditi rajonin në më shumë se një shekull.

“Ne ndjemë tokën duke u dridhur  dhe rrënojat filluan të binin mbi kokën tonë dhe ne qëndruam dy ditë nën rrënoja,” tha ai. “Kemi kaluar, një ndjenjë, një ndjenjë që shpresoj se askush nuk duhet ta ndjejë”.

I ngujuar nën rrënoja, Al-Sayed tha se familja e tij recitoi Kuranin dhe u lut me zë të lartë që dikush t’i gjente.

“Njerëzit na dëgjuan dhe ne u shpëtuam, unë, gruaja ime dhe fëmijët. Faleminderit Zotit, të gjithë jemi gjallë dhe falënderojmë ata që na shpëtuan”, tha ai.

Video tregon vendasit duke brohoritur ndërsa Mariam dhe Ilaaf janë marrë nga rrënojat të mbështjellë me batanije. Fëmijët u dërguan në spital, ku po marrin kujdesin mjekësor.

Me çdo orë, shpresa për të gjetur familje të tjera zbehet në temperaturat e ftohta që e kanë bërë më të vështirë mbijetesën edhe për ata që arritën të shpëtonin nga ndërtesat e shkatërruara.

Shtëpia e Al-Sayed është në provincën e Idlibit, një zonë e kontrolluar nga rebelët në Sirinë veriore, ku të paktën 1,220 njerëz kanë vdekur, sipas Mbrojtjes Civile Siriane, një grup ndihmash humanitare më i njohur si “Helmetat e Bardha”.

Grupi tha të martën se numri i të vdekurve dhe të plagosurve “pritet të rritet ndjeshëm për shkak të pranisë së qindra familjeve nën rrënoja”. Të paktën 1,280 viktima janë konfirmuar në pjesët e kontrolluara nga qeveria të Sirisë, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve SANA, duke e çuar numrin e përgjithshëm në Siri mbi 2,500.

Numri i përgjithshëm i të vdekurve nga tërmeti përtej kufirit Turqi-Siri është tani më shumë se 8,700. Ndihma po arrin ngadalë tek ata në nevojë, por edhe para tërmetit, Kombet e Bashkuara thanë se 70% e popullsisë së Sirisë kishte nevojë për ndihmë humanitare.

OKB-ja dhe partnerët humanitarë thonë se aktualisht janë duke u fokusuar në nevojat imediate, duke përfshirë ushqimin, strehimin, artikujt joushqimor dhe ilaçet.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • POLITIKE

Pjesëmarrja në zgjedhjet e djeshme, më e ulëta në pesë ciklet e fundit zgjedhore

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…

4 orë ago
  • KRYESORE

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe AAK 7.10%

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…

15 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Afro 20 për qind të votave të numëruara, prin VV’ja

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…

18 orë ago
  • KRYESORE

Zgjedhjet në Kosovë – Exit Polli i Albanian Post në T7: VV’ja 43%, PDK 22, LDK 18 dhe AAK 7

Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë,  është publikuar Exit…

19 orë ago
  • KRYESORE

Narrativa të fabrikuara: Si u deformuan protestat për Zvërnecin

Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…

1 ditë ago
  • FOTO&VIDEO

Rama ironizon protestuesit në Zvërnec: Mos ua prishni flamingove plazhin me makina dhe kanoçe birre

Kryeministri Edi Rama ka reaguar me ironi në rrjetet sociale pas protestës e cila u…

1 ditë ago