KRYESORE

900 milionë eurot e BE-së, Kos tërheq vërejtjen për Kosovën: Ende s’ka nisur miratimin e reformave

Komisionerja e BE-së për Zgjerimin, Marta Kos, ka tërhequr vërejtjen se dy nga gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor ende nuk kanë nisur miratimin apo zbatimin e reformave të kërkuara në kuadër të Planit të Rritjes.

Dy nga shtetet që nuk kanë performuuar mirë është Kosova, si pasojë e mungesë së institucionecve, si dhe Bosnje e Hercegovina, raporton Klankosova.tv

“Sot jemi këtu për të bërë një vlerësim të ecurisë, për të parë çfarë ka ecur mirë me Planin e Rritjes dhe në cilat fusha duhet të bëjmë më shumë., sepse tash tash mbushur dy vjet që nga fillimi i zbatimit të Plani i Rritjes. Dy vite nga katër gjithsej. Pra, jemi në pushimin mes dy pjesëve, të parës që sapo mbaroi dhe të dytës që sapo filloi. Dhe tani është momenti i duhur për të bashkëbiseduar.

Kemi mjaft për të festuar, por, në të njëjtën kohë duhet të jemi të sinqertë që dy nga gjashtë vendet e rajonit ende nuk kanë filluar të miratojnë reformat apo zbatimin. Dy performuesit më të mirë kanë miratuar rreth 50% të reformave të dakorduësurara dhe këtu shohim një lidhje të mirë ndërmjet avancimit të anëtarësimit dhe reformave.”, tha Kos në samitin në Tiranë, transmeton klankosova.tv

Ajo theksoi se Shqipëria dhe Mali i Zi konsiderohen si performuesit më të mirë, duke përmbushur rreth 50% të reformave të dakorduara me BE-në.

Në samit, nga Kosova po merr pjesë kryeministri në detyrë, Albin Kurti.

Kujtojmë se Bashkimi Evropian, sipas Raportit të Progresit, që nga maji i këtij viti ka ndërmarrë hapa “për heqjen graduale” të masave ndëshkuese që vendosi ndaj Kosovës më 2023 për shkak të situatës së tensionuar në veriun e vendit, të banuar me shumicë serbe.

Raporti përmend se Kosova nuk i ka ratifikuar marrëveshjet që do t’i mundësonin të përfitonte nga Plani i Rritjes i Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor “për shkak të ngërçit politik”.

Që nga zgjedhjet e 9 shkurtit, Kosova ende nuk ka arritur të formojë ekzekutivin e ri, duke pamundësuar ratifikimin e marrëveshjeve ndërkombëtare në Kuvend.

Plani i Rritjes, paketë në vlerë prej 6 miliardëeurosh, synon përshpejtimin e rrugës së shteteve të rajonit në BE.

Kosovës i kanë rënë hise rreth 900 milionë euro, që do të thotë se për kokë banori është përfituesja më e madhe e këtyre mjeteve.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • POLITIKE

Haxhiu s’vazhdon me votim për zgjedhjen e Presidentit: S’ka kuorum, s’janë 80 deputetë, po e ndërpres

Nuk ka pasur kuorum për raundin e parë të votimit të Presidentit. 66 deputetë ishin…

3 orë ago
  • KRYESORE

S’ka kuorum për t’i votuar amendamentet, seanca për zgjedhjen e Presidentit nga ora 22:00

Nuk ka pasur kuorum për propozimet e amendamenteve kushtetuese të propozuara nga presidentja Vjosa Osmani…

4 orë ago
  • BOTA

Mediat iraniane pretendojnë se Garda Revolucionare e Iranit ka goditur me dronë aeroplanmbajtësen Abraham Lincoln

Televizioni shtetëror iranian raportoi mbrëmjen e së enjtes se dronët e Gardës Revolucionare ushtria ideologjike…

4 orë ago
  • POLITIKE

Kuvendi del me njoftim për seancën e thirrur për amendamentet e Presidentes

Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë ftuar në seancën lidhur me amendamentet për zgjedhjen e…

5 orë ago
  • KRYESORE

Trump i thotë Teheranit: Unë personalisht do ta zgjedh ajatollahun tuaj të ri!

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë se dëshiron të përfshihet në zgjedhjen…

5 orë ago
  • KRYESORE

Osmani kërkon ndryshime kushtetuese: Presidenti të zgjidhet direkt nga populli

Presidentja Vjosa Osmani ka njoftuar se të enjten i ka dërguar në Kuvend amendamentet kushtetuese…

9 orë ago