Një rast i rëndë vjedhjeje është raportuar në fshatin Mramor të Prishtinës, ku nga një objekt fetar është vjedhur arka e bamirësisë me para të mbledhura nga besimtarët, raporton Sinjali.
Sipas informacioneve të besueshme, më 20.11.2025 rreth orës 11:00, ankuesi R. Vitia ka njoftuar policinë se në periudhën nga 18.11.2025 deri më 20.11.2025, persona të panjohur kanë depërtuar në xhaminë e fshatit Mramor dhe kanë marrë arkën e bamirësisë, brenda së cilës dyshohet se kanë qenë rreth 250 euro.
Ngjarja ka ndodhur në mungesë të sistemeve të mbikëqyrjes, pasi në këtë lokacion nuk ka kamera sigurie, çka e vështirëson identifikimin e kryerësve.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar, i cili ka urdhëruar që rasti të inicohet si “Vjedhje e rëndë”, ndërsa hetimet janë në vazhdim për identifikimin e personave të përfshirë.
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…
Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…