Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti, gjatë një tubimi në Shtime ka bërë të ditur se pas 14 shkurtit nuk do të hyjnë në koalicion me asnjë parti.
Kjo pasi koalicionin e kanë bërë para zgjedhjeve me Vjosa Osmanin, njofton Klan Kosova.
Kurti mes tjerash përsëriti se u duhen më shumë se 61 deputetë për katër vjet qeverisje.
“Me presidenten Vjosa Osmani jemi bërë bashkë dhe kemi realizuar koalicionin parazgjedhor dhe zgjedhjet më 14 shkurt nuk do të jenë asgjë më shumë sesa referendum”.
“Koalicione nuk bëjmë pas zgjedhjeve pasi kemi bërë përpara. Na duhen 61 deputet e më shumë për katër vjet qeverisje”.
“127 është numri i fitores por kësaj herë s’ka kush që del përpara nesh. Por, fitorja është me mbi 61 deputetë e më shumë” tha Kurti.
Kurti ka bërë thirrje që me 14 shkurt, të gjithë të dalin në zgjedhje, pasi sipas tij, ju duhen më shumë se 61 deputetë.
Tutje Kurti u zotua se bashkë me Osmanin nuk do të zmbrapsen para askujt.
“Më 14 shkurt, të dielën sa më herët paradite dilni në zgjedhje krejt, secili prej jush me familje e farefisin, shokët e shoqet dilni pasi çdo votë është e rëndësishme dhe na duhet”.
“Me drejtimin e ardhshëm të shtetit Vjosa si Presidente e unë si Kryeministër nuk do të zmbrapsemi para asnjë krimineli të fortë por ata do të zmbrapsen para drejtësisë në Kosovë” tha Kurti.
Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…
Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…
Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…
Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…