POLITIKE

Kadare propozohet për herë të 20-të për çmimin Nobel

Nga Leontina Nika

Akademia e Shkencave e Shqipërisë organizoi veprimtarinë shkencore “Ismail Kadare, shkrimtar shqiptar në letërsinë botërore” në nderim të 85-vjetorit të akademikut Ismail Kadare. Në ditën e tij të lindjes vjen edhe ripropozimi për të 20 herë për çmimin Nobel.

Studiuesi i veprës së Kadares, Shaban Sinani thotë se shumë vepra të Kadaresë meritojnë çmimin Nobel, por dy prej tyre janë më përfaqësuese.

 

“Nobel nuk jepet për merita jetësore. Jepet për një vepër të caktuar. Gjatë gjithë kobës, që po bëhen 40 vjet si rregull ka qenë ‘Gjenerali i ushtrisë së vdekur’. Është propozuar edhe ‘Pallati i ëndrrave’. Kadare ka aq shumë vepra sa shumë prej tyre janë të denja për këtë çmim”, tha ai.

Drejtori i Bibliotekës Kombëtare diskutimin për disidencën e shkrimtarit e cilëson ligësi.

Ndërkohë që u prezantua edhe përmbledhja voluminoze “Kadareja në kritikën botërore” me studime, vlerësime për veprën e Kadaresë, me më shumë se 2500 shkrime nga shtypi botëror realizuar nga Bashkim Kucuku.

Vendimin për të botuar në tri vëllime të formatit katalog, me riprodhime anastatike, shkrimet që i janë kushtuar veprës së Ismail Kadaresë përgjatë më shumë se një gjysmë shekulli në shtypin europian e botëror.

Si dhe u prezantuan përmes një ekspozite fotografike momente kyçe të jetës së shkrimtarit, përgatitur nga Roland Tasho.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Përshkallëzohet tensioni në Gjirin Persik, Irani sulmon bazat amerikane me raketa balistike

Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…

2 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Propaganda pro-iraniane në protestat për Zvërnecin? Video “Lego” me AI paraqesin Shqipërinë si pjesë të rezistencës kundër Izraelit

Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…

2 orë ago
  • KRYESORE

Izraeli dërgoi trupa në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin si pjesë e një rrjeti sekret në të gjithë rajonin

Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…

6 orë ago
  • KRYESORE

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…

16 orë ago
  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

17 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Gjashtë të kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohen nga Dubai drejt Shqipërisë

Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…

17 orë ago