Nënkryetari i LDK’së, Lutfi Haziri ka komentuar emërimin e Flakron Shalës, djalit të deputetit Haxhi Shalës, si konsull në Pragë, duke thënë se kjo nuk u bë në këmbim të votës për Qeverinë Hoti.
Haziri në Kanal10 tha se Shala e kishte merituar këtë pozitë, pasi u shkollua në Pragë.
Sipas tij, është banalizuar mënyra se si ndodhi kjo, dhe se babai i tij ia ka lehtësuar punën, e kjo sipas Hazirit është privigjel.
“Unë nuk e lexoj ashtu, djali i deputetit i kishte kryer shkollën në Pragë edhe ishte i lidhur me vendin. Tash ka qëllu baba me ta lehtësu pak, është privilegj nuk është përparësi. Tash e kan banalizu mënyrën se si është bë. Mënyra është e keqe, forma është e keqe, tash lidhet me votën për Qeverinë”, ka deklaruar Haziri.