LAJME

A ateroi “Air Serbia” në Aeroportin e Prishtinës?

Kompanisë ajrore “Air Prishtina” dyshohet t’i ketë dalë telashe me aeroplanët me të cilët operon zakonisht.

Më 31 maj, dyshohet se kompania “Air Prishtina” pati probleme teknike me aeroplanin e saj dhe i është dashur të marrë një aeroplan ‘leasing’ (me qira) nga kompania lituaneze, “GetJet Airlines”, e cila ia ka sjell një aeroplan të kompanisë serbe me bazë në Beograd, “Air Serbia”.

Ne këtë rast firma lituaneze ka përdorur për fluturim aeroplanin e “Air Serbia” dhe kështu më 31 maj, 2 fluturime dyshohet të jenë zhvilluar me ketë aeroplan në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.

Sipas dyshimeve të ngritura, kjo me gjasë është hera e parë që një aeroplan i kompanisë serbe “Air Serbia” ka ateruar në pistën e Aeroportit të Prishtinës me emrin “Adem Jashari”.

Çfarë u tha nga kompania “Air Prishtina”?

Se një gjë e tillë ka ndodhur u mohua nga kompania gjegjëse “Air Prishtina”.

Visar Rexhepi, zëdhënës i mediave në kompaninë “AirPrishtina” në një përgjigje për Dukagjinin e ka mohuar të ketë ndodhur një gjë e tillë.

Sipas tij, keqkuptimi mund të ketë ndodhur në konfigurimet në Flight Radar dhe se një gjë e tillë nuk qëndron pasi siç thotë ai mbi 800 udhëtarë kanë qenë në këtë fluturim dhe nëse do kishte diçka do ishte raportuar.

“Ne kemi qenë në kontakt me Autoritetin e Aviacionit Civil, ne këtë e kemi sqaruar me dokumentacion të plotë, me gjithçka, me numër fluturimi, me emër të kompanisë, është lituaneze nuk ka lidhje me Air Serbia. Këtë e kanë konfirmuar edhe Aviacioni Civil. Ne i kemi komunikimet me shkrim. Keqkuptimi është me Flightradar, ne nuk e dimë pse është nxjerrë ashtu. Aeroplani që ka ardh nga Baseli i ka pasë dy rotacione, Basel-Prishtinë, Prishtinë-Basel, i ka pasë mbi 800 udhëtarë, po të kishte diçka do të kishte reagime edhe nga qytetarët, tash janë rrjetet sociale nuk presin as 2 orë dhe shpërndajnë gjithçka”, ka deklaruar Rexhepi.

Evidenca sipas programit FlightRadar

31.05.2024

06:00 Basel-Prishtinë

Fluturimi GM610

Realizohet me aeroplani numri regjistrimit: LYMAL Air Serbia

31.05.2024

11:45 Basel-Prishtinë

Fluturimi GM612

Realizohet me aeroplanin numri regjistrimit: LYMAL Air Serbia

31.05.2024

08:50 Prishtinë-Basel

Fluturimi GM611

Realizohet me aeroplanin: LYMAL Air Serbia

31.05.2024

14:30 Prishtinë-Basel

Fluturimi GM1613

Realizohet me aeroplanin: LYMAL Air Serbia

Portali Dukagjini ka dërguar pyetje tek Autoriteti i Aviacionit Civil për të kërkuar dokumentacionin dhe evidencat në lidhje me fluturimet që janë realizuar më 31 maj nga kompania “Air Prishtina” për të vërtetuar nëse një gjë e tillë ka ndodhur dhe do të ju mbajë të informuar në lidhje me rastin.

Po ashtu portali ka tentuar të kontaktojë me zyrtarë të Aeroportit të Prishtinës për të konfirmuar një gjë të tillë, por të njëjtit deri në momentin e publikimit të artikullit nuk kanë kthyer përgjigje. /Dukagjini/


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Tronditje në Emiratet e Bashkuara Arabe: Raportohet se është goditur aeroporti i Dubait, fluturimet janë pezulluar menjëherë

Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…

55 minuta ago
  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

3 orë ago
  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

14 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

17 orë ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

20 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

20 orë ago