Presidenti Thaçi në prill kishte thënë në emisionin Pressing të T7, se nuk jep dorëheqje nëse e fton për intervistim Tribunali Special. Megjithatë, ndaj tij tashmë është dorëzuar një aktakuzë për krime kundër njerëzimit dhe krime lufte.
Zyra e Prokurorit të Specializuar ka ngritur aktakuzë ndaj Presidentit Hashim Thaci dhe kreut të PDK’së, Kadri Veseli për krime kundër njerëzimit dhe krime lufte.
Thaçi i pyetur në Pressing se a jep dorëheqje nëse thirret prej Tribunalit Specia, kishte mohuar diçka të tillë.
“Unë evlia nuk jam me e ditë nëse kam me u intervistu, nëse më vjen ftesa unë i përgjigjem pozitivisht edhe unë. As ndërmend se kom, pse me dhanë doreheqje…Do t’i përgjigjem pozitivisht, dorëheqje nuk jap”, ka thënë ai.