POLITIKE

A është ky plani i Lutfi Hazirit për Vjosa Osmanin?

Një deklaratë e Lutfi Hazirit ka ngjallur reagime të mëdha në opinion.

“Emri i kryeministrit kalon në zyret e LDK-së”, ishte deklarata e Hazirit i cili mori shumë kritika, e disa prej tyre iu përgjigj me fjalor të rrugës.

Siç e komenton opinioni, kjo deklaratë e tij nuk i kontribuon aspak arritjes së një marrëveshje LDK-VV.

Analisti politik dhe ish pjesëtar i UÇK-së, Liri Loshi, duke folur lidhur me këtë temë, ai thotë se duket se kemi të bëjmë me një koordinim të menduar të garniturës së vjetër të LDK-së që pas humbjes së zgjedhjeve t’i bëjnë shantazh Albin Kurtit, i cili po llogaritë ende në mirëbesimin me LDK-në, ndërsa po pritet diçka jo e mirë për Vjosa Osmanin.

“Isa dhe Luta, po luajnë me qibrita! Duket se kemi të bëjmë me një koordinim të menduar të garniturës së vjetër të LDK-së që pas humbjes së zgjedhjeve t’i bëjnë shantazh Albin Kurtit, i cili po llogaritë ende në mirëbesimin me LDK-në. Në këtë moment ata po tentojnë që të përfitojnë sa më shume për vete. Plani i dyshes Mustafa – Haziri është që pas dy vitesh zoti Mustafa të bëhet president i Kosovës, zoti Haziri ta marrë drejtimin e LDK-së, kurse zonja Osmani të devalvohet si humbëse e zgjedhjeve! Shkuarja në zgjedhje të reja nuk i konvenon LDK-së dhe sidomos nuk iu konvenon Isa Mustafës dhe Lutfi Hazirit. Vjosa Osmani nuk do të pranonte më të ishte kandidate e LDK-së për kryeministre, kur e di se përballë Albin Kurtit humbjen e ka të sigurtë. Por, ajo mund të kandidonte vetëm me një kusht: që së pari të zgjidhej kryetare e partisë e pastaj të nominohej si kandidate për kryeministre. Në një situate të këtillë LDK mund ta ruante pozitën e dytë, kurse pa Vjosa Osmanin kandidate për kryeministre, LDK do të ishte partia e tretë pas PDK-së, ndërkohë që Vetëvendosja do të dilte më 40+ deputetë”, tha Loshi.

Mirëpo ai thotë se Albin Kurti e kupton lojën e tyre, teksa thekson se partneri i vërtet i Kurtit është Vjosa Osmani.

“Albin Kurti e kupton mirë lojën me qibrita të Lutfi Hazirit dhe Isa Mustafës dhe nuk do të bjerë në kurthin e tyre. Duke përçuar vetëm mesazhe pozitive dhe konstruktive rreth koalicionit me LDK-në, ai po tregon se është një politikan i vërtetë që interesin e vendit e ka mbi të gjitha interesat tjera. Më bë fund, partner i vërtetë i Albin Kurtit nuk është Isa, as Lutfiu, por është Vjosa Osmani. Nëse brezi i ri arrin që ta reformojë LDK-në dhe ta vë Vjosa Osmanin në krye, zonja Osmani nuk do të mbetet vetëm një partnere koalicioni e zotit Kurti, por do të zhvillohet më tej me gjasa reale për t’u bërë konkurrente serioze e tij dhe në të ardhmen t’ia rrezikojë postin e kryeministrit. Një konkurrencë e tillë është e dobishme për LDK-në, por është e dobishme edhe për Vetëvendosjen, si dhe për shtetin e Kosovës”, tha ai.

Tutje, Loshi beson se koalicioni VV-LDK do të arrihet, pavarësisht pengesave.

“Mirëpo, pavarësisht prej kësaj situate, unë jam shumë optimist se koalicioni mes Vetëvendosjes dhe LDK-së do të bëhet menjëherë pas certifikimit të zgjedhjeve, kurse Lutfi Haziri gradualisht do të kalojë nga qendra e LDK-së në margjina të saj, aty ku vërtet e ka vendin. Sidoqoftë, lidershipi i LDK-së duhet të jetë i kujdesshëm dhe të sillet me përgjegjësi në këtë moment krucial për Kosovën e mbase më shumë për faktorizimin e partisë së tyre. Ata duhet të faktorizojnë individët (në këtë rast veten) përmes partisë dhe jo partinë përmes individëve, siç janë duke vepruar tash. Shantazhi i LDK-së me shkuarje në opozitë mund t’i kthehet bumetang vetë asaj, si një fenomen autodestruktiv që do ta redukonte LDK-në në një parti të parëndësishme”, theksoi Loshi.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Tronditje në Emiratet e Bashkuara Arabe: Raportohet se është goditur aeroporti i Dubait, fluturimet janë pezulluar menjëherë

Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…

3 orë ago
  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

5 orë ago
  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

16 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

19 orë ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

22 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

22 orë ago