SPORT

A kishte gabim teknik në ndeshjen Spanjë-Gjermani? UEFA shpjegon vendimin e diskutueshëm

UEFA ka shpjeguar vendimin e diskutueshëm që çoi deri tek krijimi i peticionit që një ndeshje e Euro 2024 të riluhet. Perballja mes Gjermanisë dhe Spanjës përfundoi me shumë polemika teksa ekipi i Luis De La Fuentes avancoi në raundin tjetër. Dani Olmo hapi serinë e golave pas pushimit mes pjesëve para se Florian Wirtz të shënonte në minutat e fundit për ta çuar ndeshjen në shtesë.

Mikel Merino ishte heroi i i Spanjës me golin që shënoi në minutën e 120-të për t’ia siguruar kalimin ‘Furisë së Kuqe’ në gjysmëfinale të Euro 2024. Por para se Merino të shënonte golin, gjermanët menduan se duhej të kishin marrë një penallti kur gjuajtja e Jamal Musialas goditi dorën e Marc Cucurellas, duke bërë që të ‘shpërthejnë’ polemikat.

Vendimi i gjyqtarit kryesor të ndeshjes Anthony Taylor u mbështet nga Stuart Atwell, i cili kishte rolin e gjyqtarit kryesor në VAR. Organi drejtues i futbollit evropian, ka shpjeguar tani vendimin se pse nuk u akordua penallti. Sipas Roberto Rosettit, shefit të gjyqtarëve të UEFA-s, ka një shpjegim për këtë.

“Jo çdo prekje me dorë apo krahë është një penallti. Ne duam të konsiderojmë lëvizjen e lojtarëve. Lëvizjet biomekanike. Ju e dini, kjo është një situatë e qartë. Ai rast nuk ishte asnjëherë një penallti”, ka thënë Rosetti.

Spanja kështu tani do të luajë në gjysmëfinale të Euro 2024 ndaj Francës, ndërsa fituesi do të luajë në finalen e madhe me fituesin e ndeshjes tjetër Angli-Holandë.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • LAJME

‘Çfarë do t’i them popullit?’ Shqetësimi i Ibrahim Rugovës që nuk takoi zyrtarë të lartë në ShBA

Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…

28 minuta ago
  • FOTO&VIDEO

Kërcënoi me vdekje kandidatin shqiptar për kryetar të Cyrihut për shkak të qëndrimeve për Gazën, arrestohet shtetasi malazez

Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…

3 orë ago
  • KRYESORE

Tronditje në Emiratet e Bashkuara Arabe: Raportohet se është goditur aeroporti i Dubait, fluturimet janë pezulluar menjëherë

Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…

6 orë ago
  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

9 orë ago
  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

20 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

23 orë ago