Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, i ka kërkuar presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky që të kryejë goditje të drejtpërdrejta në territorin rus, duke përfshirë edhe Moskën. Sipas burimeve të “Financial Times”, Trump është shprehur se dëshiron që Ukraina “t’ua bëjë [rusëve] të ndjejnë dhimbjen” dhe të detyrojë presidentin rus Vladimir Putin të ulet në tryezën e bisedimeve.
Në një telefonatë të mbajtur më 4 korrik, Trump mësohet të ketë pyetur: “Volodymyr, a mund të godisni Moskën?… Po Shën Pjetërburgun?”.
Zelensky thuhet se ka dhënë një përgjigje të qartë: “Absolutisht. Mundemi, nëse na jepni armët”.
Pas kësaj bisede, Kievi ka marrë nga ndihmës të Trump një listë të sistemeve të mundshme për goditje me rreze të gjatë, të cilat mund të dërgohen përmes transferimeve nga vende të treta, shkruan A2 CNN.
Megjithëse Trump ka shfaqur një qëndrim më të hapur për furnizimin e Ukrainës me armë, Shtetet e Bashkuara mbeten të rezervuara në lidhje me dërgimin e raketave Tomahaëk, me rreze veprimi deri në 1600 kilometra.
Propozimi për të furnizuar Ukrainën me armë u bë publik të hënën, kur Trump shpalli planin për të shitur miliarda dollarë armë përmes aleatëve të NATO-s, përfshirë Mbretërinë e Bashkuar, Francën dhe Gjermaninë. Duke folur për BBC-në mëngjesin e sotëm, Trump deklaroi: “Jam i zhgënjyer, por jo i dorëzuar, me Putinin”.
Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…
Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…
Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…
Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…