Një revistë e pavarur, Business Ukraine, që mbulon çështjet aktuale të Ukrainës ka publikuar një video ku thuhet të jenë trupat e mobilizuar rusë të cilët bën kryengritje dhe u larguan nga një bazë ushtarake.
Veprimi i këtyre siç raporton mediumi vjen si shenjë proteste për shkak të kushteve të këqija, transmeton Telegrafi.
Mediumi tutje raporton se derisa bie disponimi te trupat e Putinit, ushtria ruse përballet me një dimër të vështirë.
Sky News nuk ka qenë në gjendje të verifikojë raportin.