A po mashtrohemi? Mjeku italian trondit botën: Vetëm 3 persona në Itali kanë vdekur nga koronavirusi

Stefano Montanari një nanopatolog në Bologna dhe mjek në farmaci që e quan veten një “shkencëtar”, ka pohuar prej kohësh se epidemia aktuale është një mashtrim gjigant i mediave.

Ai shprehet se kjo epidemi do mbarojë kur ekonomia do të jetë plotësisht në tokë, dhe kompanitë do të jenë në gjendje të blihen për 2 cent dhe kur vaksinat do të bëhen të detyrueshme për 7 miliardë dhe 600 milion pacientë të bërë kronikë. Koronavirusi nuk përputhet as me tregëtinë e armëve dhe ilaçeve, është një fuqi që blen shtetet e tjëra, politikën, mjekët dhe gjithçka. Pra po përdoret për një rindarje të pasurisë së botës, ku më të pasurit do të bëhen akoma më shumë më të pasur dhe do të thellohet varfëria.

https://www.youtube.com/watch?v=Xnq0KBuaMsk

Mjeku: Ne duhet të tregojmë se ka vetëm 3 të vdekur. Vdekjet e tjera vijnë nga oktogenarianët që kishin kancer ose diabet. Në Itali 650,000 njerëz vdesin çdo vit, dhe ndoshta më shumë se gjysma do të kenë gjithashtu koronavirus. Kemi 20,000 vdekje në vit nga gripi, 49,000 nga infeksione të kontraktuara në spitale. Dhe nëse kërcej nga kati i 10-të dhe gjithashtu kam një ftohje, nuk mund të argumentohet se vdiqa nga një ftohje.

Përsa i përket vaksinës ai shprehet se nuk do funksionojë sepse kemi të bëjmë me një virus që nuk krijon imunitet.

“Koronavirusi siç është ftohja e zakonshme ose tetanozi nuk do të kenë kurrë një vaksinë që do t’i japë pacientit imunitet të përgjithshëm përgjithmonë. Ju nuk mund të vaksinoheni kundër ftohjes, tetanozit, mund të sëmureni herë të panumërta me këto viruse. Vaksina e përjetshme është një mashtrim”, shprehet ai. / Marrë nga affaritaliani.it/