FOTO&VIDEO

Tregon imunitetin ndaj COVID-19, pret miratimin testimi i shpejtë që mund të na nxjerrë jashtë karantinës

Ditët dhe javët po kalojnë njëra pas tjetrës, dhe krahas numrit të viktimave nga pandemia e koronavirusit, që tashmë kanë kaluar pragun e 100 mijë personave në botë, po bëhen gjithmonë e më të dukshme kostot ekonomike dhe sociale të karantinës, veçanërisht në Europë.

Kontinenti ka nevojë të “ndezë motorët” e fabrikave, shkollave, institucioneve më të rëndësishme, por për të bërë këtë nevojiten garancitë shëndetësore për personat që do t’i rikthehen jetës përtej pragut të shtëpisë.

Një nga këto garanci mund të jetë një testim i shpejtë i bazuar mbi antikorpet, i cili premton se mund të tregojë në pak minuta në qoftë se personi i testuar është apo ka qenë i infektuar me koronavirus dhe nëse ka zhvilluar një imunitet ndaj COVID-19.

Një testim i tillë, në qoftë se verifikohet mund të cilësohej si një shpëtimtar i vërtet i jetës sociale në vendet e goditura, sepse do t’i lejonte të imunizuarve të riktheheshin në vendet e tyre të punës.

Në Britaninë e Madhe institucionet do të qartësojnë këtë javë kriteret e aprovimit të kompanive që po propozojnë një test të tillë, ndërkohë që Qeveria ka deklaruar se do të blinte rreth 17 milionë të tillë në rast miratimi.

Ndërkohë, disa prej këtyre testimeve nuk kanë patur rezultatin e shpresuar, me një nivel gabueshmërie të tepërt.

Për Brigette Bard, drejtuese e kompanisë BioSure, një provë zyrtare të testit të tyre nuk është ende kryer, pikërisht për shkak të mungesës së kritereve të miratimit. “Për momentin po veprojmë qorrazi”, pohon Bard.

Sido që të jetë është tashmë e qartë që lufta afatgjatë kundër COVID-19 fitohet vetëm me krijimin e antikorpeve.

“Në koronaviruse të tjera, si gripi, njëherë që personi krijon antikorpet, merr një imunitet natyral ndaj virusit. Kjo nuk është ene provuar tek VOVID-19, por unë do të habitesha shumë sikur mos të ndodhte e njëjta gjë”, pohon Doris-Ann Williams, kreu i Shoqatës Britanike së Diagnostikimit në Vitro.

Testimi i zhvilluar nga kompani si BioSure është i thjeshtë, falë gjakut të marrë nga një pickim në gishtin e dorës, dhe mund të kryhet në shtëpi. Rezultatet mund të lexohen edhe nga vetë personi i testuar, pa shkuar në një strukturë të specializuar.

“Duam të dimë se sa është pragu i saktësisë që entet rregullatore do të vendosin për këto testime”, shton kreu i BioSure, Brigette Bard, që shton se qartësimi i kritereve do të mundësonte pothuajse menjëherë prodhimin e përreth 1 milion testimeve në muaj.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • POLITIKE

Pjesëmarrja në zgjedhjet e djeshme, më e ulëta në pesë ciklet e fundit zgjedhore

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…

4 orë ago
  • KRYESORE

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe AAK 7.10%

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…

15 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Afro 20 për qind të votave të numëruara, prin VV’ja

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…

17 orë ago
  • KRYESORE

Zgjedhjet në Kosovë – Exit Polli i Albanian Post në T7: VV’ja 43%, PDK 22, LDK 18 dhe AAK 7

Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë,  është publikuar Exit…

19 orë ago
  • KRYESORE

Narrativa të fabrikuara: Si u deformuan protestat për Zvërnecin

Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…

1 ditë ago
  • FOTO&VIDEO

Rama ironizon protestuesit në Zvërnec: Mos ua prishni flamingove plazhin me makina dhe kanoçe birre

Kryeministri Edi Rama ka reaguar me ironi në rrjetet sociale pas protestës e cila u…

1 ditë ago