Para pak minutave është raportuar në media për një takim ndërmjet kreut të Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, me anëtarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Xhelal Sveqla.
Lidhur me këtë, Insajderi ka kontaktuar me Endrit Shala, ministrinë në detyrë të Tregetisë dhe Industrisë. Ai e ka demantuar këtë lajmë, duke thënë “momentalisht jam duke pirë kafe me kryetarin Limaj, të fala po ju bënë”.
“Nuk është e vërtetë. Kryetari Limaj tani është me mu qitu, u kënaqum, nuk është në vetëvendosje. Kryetari Limaj mundet najherë me u taku me secilin kryetar të subjekteve tjera, por jo me ata qe po thu ti, Xhelal Sveqla. Kryetari Limaj tash është me mu, të fala po ju bënë” i ka thënë Shala Insajderit.
Ndërkohë, nga ana tjetër, përfaqësuesit e Lëvizjes Vetëvendosje, nuk na janë përgjigjur në thirrjet tona.
Kujtojmë që sot, Vetëvendosje e ka konfirmuar që kryetari Kurti do të takohet sot me përfaqësues të minoritetit serb.
Në një prononcim për Gazetën Insajderi, Arlind Manxhuka ka thënë se ky takim vjen në kuadër të bisedimeve për krijim të qeverisë së re.
“Kryetari Albin Kurti, në kuadër të bisedimeve për të krijuar qeverinë, përveç diskutimeve intensive me partnerin kryesor qeverisës, LDK-në, do të takohet edhe me përfaqësuesit parlamentarë të minoriteteve, përfshi edhe minoritetin serb”, ka thënë Manxhuka.
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…