Pas përfshirjes së SHBA’së në procesin e dialogut Kosovë-Serbi, përmes përfaqësuesit të presidentit Trump, Richard Grenell, i cili po insiston në një marrëveshje të shpejtë, një pjesë e politikanëve, por edhe e opinion-bërësive, kanë filluar ta kritikojnë këtë qasje. Publicisti shqiptaro-amerikan, Uk Lushi, i cili ishte edhe pjesëtar i UÇK’së, ka bërë një reagim të ashpër ndaj këtyre kritikuesve, duke i quajtur edhe bir qenësh.
Lushi u ka bërë thirrje atyre, që të tregojnë se çfarë ka bërë BE në këto 21 vjet për Kosovën, ku pesë shtete vazhdojnë të mos e njohin pavarësinë, dhe vendin e mbajnë të izoluar.
Ai ka thënë se Amerika nuk është shtet i pallavrave, por punon. Këtë e ka lidhur me intensitetin shumë dinamik që i dërguari i presidentit Trump e ka futur në procesin e dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë.
Më poshtë lexoni të plotë reagimin e Uk Lushit:
I lexova disa qenë bir qenësh shqiptarë që paskan filluar ta sulmojnë Washingtonin e t’i hidhen në qafë Amerikës sa i përket Kosovës.
More kretenë, more bukëshkalë pa tru:
që nga viti 1999 kur u krye lufta çlirimtare, 21 vjet Europa dhe BE nuk bënë asgjë serioze as të bindin e as të detyrojnë Spanjën, Sllovakinë, Greqinë, Rumaninë e Qipron të njohin Kosovën shtet. E Serbinë hiç se hiç.
Asnjë veprim konkret që të përmbyllet çështja; veç zvarritje, improvizime, vonesa, ndërkaq që Kosova e izoluar natyrisht që, ngadalë, do të shpopullohej sepse në burg nuk jetohet krejt jeta.
Po të ishte njohur Kosova nga të gjitha shtetet e BE-së dhe të ishte vendosur në shtegun e integrimit politik the ekonomik, fakti që Kosova nuk do të ishte ende anëtare e OKB-së nuk do të ishte shumë relevant sepse jeta dhe shteti do të ishin kompletuar themelësisht dhe forcuar përmbajtësisht.
Amerika nuk është shtet i pallavrave. Po edhe Amerika gabon, por Amerika punon. Nuk çan d’rrasa përjetësisht. Një problem nuk mund zgjidhet vetvetiu duke vendqëndruar ad infinitum. Jemi me fat që Amerika ka interes dhe është duke u angazhuar që të gjendet zgjidhje përfundimtare mes nesh ehe Serbisë.
Ne duhet të angazhohemi që interesi dhe e drejta jonë të ketë ndikimin maksimal, jo të bëjmë si disa qenë bir qenësh shqiptarë që kanë filluar ta sulmojnë Washingtonin e t’i hidhen në grykë Amerikës sa i përket Kosovës.
Nëse nuk e doni Amerikën të ndihmojë, urdhëroni, dilni në ballë dhe le të marshojmë deri në Beograd! Ama e di që ju sharësit dhe fjalamanët as çizmet ushtarake nuk do t’i vishni, e armë nuk do të prekni kurrë me dorë. Prandaj shshshshshsh…!
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…