‘A tu tha goja a, a po priton a qysh’: Xhavit Ukaj edhe më parë kishte ofenduar gratë politikane

Mbrëmja e kaluar në seancën e Kuvendit u kthye në një skandal, fillimisht pas fjalëve të rënda të deputetes së PDK’së Ganimete Musliut, e cila i thoshte vazhdimisht deputetes së VV’së Fitore Paoclli ‘mshele gojën’. Por, kjo nuk qe e vetmja dramë në seancë pasi deputeti i LDK’së Xhavit Ukaj iu vërsulë kryeparlametares Vjosa Osmanit, madje sipas pamjeve ‘live’ për pak sa nuk u konfrontuan fizikisht, shkruan Gazeta Metro.

Mirëpo, depueti i LDK’së Xhavit Ukaj njihet për skandale të tilla e që nuk kursen aspak fjalët e ulëta në drejtim të grave politikane. Një skenë pak a shumë e ngjashme kishte ndodhur edhe më 18 korrik të vitit 2019, ku Ukaj, aso kohe asambleist në Kuvendin Komunal në Prizren kishte debatuar ashpër me me drejtoreshën e Turizmit dhe Zhvillimit Ekonomik në Prizren, Sevil Kazaz.

Ukaj i revoltuar nga debati me Kazazin, kishte kërkuar llogari nga ajo, duke bërtitur se kërkon sqarim me gojë, rreth një çështje, gjë që drejtoresha e ka kundërshtuar duke e bindur se me shkrim i është dërguar përgjigja.

“A tu tha goja a, a po priton a qysh. Kthehu mos ik, kthehu këtu kur të msohesh me fol”, i kishte thënë Ukaj, Sevil Kazazit, e cila ishte larguar nga salla pas këtij debati.