FOTO&VIDEO

A u shkatërruan vërtet tetë banda kriminale për 100 ditë të Qeverisë Kurti 2?

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, drejtësinë dhe luftën kundër krimit dhe korrupsionit i konsideron si të arritura të mëdha qysh në 100 ditët e para të punës.

Madje, të hënën e 2 gushtit të gjitha i renditi me shifra.

“Për 100 ditë 101 operacione policore, 221 bastisje, 933 persona të arrestuar, 7 milionë euro të konfiskuara, 8 banda kriminale të shkatërruara”, pati thënë shefi i qeverisë në seancën ku u diskutua për 100 ditshin e qeverisë së tij.

Por, se cilat janë këto tetë banda kriminale që e panë fundin brenda 100 ditësh, nuk dihet!

Klan Kosova ka pritur më shumë se gjashtë ditë nga Policia e Kosovës për t’i identifikuar bandat e shkatërruara, por të njëjtit nuk kanë kthyer përgjigje, qoftë edhe për ta konfirmuar këtë numër.

Ndërkohë për t’u konsideruar e shkatërruar një bandë kriminale, sipas ish-drejtorit të Drejtorisë për Luftimin e Krimit të Organizuar, nuk mjaftojnë arrestimet.

“Vetëm atëherë kur rasti përfundon në gjykatë me aktgjykim a dënim të merituar, po edhe atëherë është problem me thanë u shkatërru”, thotë ndër të tjera Ali Kllokoqi, kolonel në pension.

Këso aktgjykime gjatë 100 ditëve të Qeverisë Kurti 2 nuk ka pasur, por arrestime po.

Këtyre u paraprinë disa aksione gjatë periudhës 22 mars – 1 korrik, arrestimi i disa agjentëve që operonin në Call Center në mars, kapja e kokainës në Lipjan në maj – që ishte aksion ndërkombëtar – dhe vazhdimi i aksionit në Agjencinë për Zhvillimin e Bujqësisë në qershor.

Këtyre megjithatë, sipas Kllokoqit, duhet referuar si grupe dhe jo si banda kriminale, duke qenë se rrjeti dhe veprimet e secilit person kanë qenë të organizuara.

Sipas njohësve të sigurisë në vend, Kosova as nuk llogaritet vatër e bandave, apo grupeve të mëdha kriminale, të cilat hasen shpesh në vendet e rajonit dhe ata që kontaktoi televizioni nuk deshën të flasin pa pasur emra konkretë.

Se për cilat qe fjala kur këto u përmendën nga kryeqeveritari nuk i kthyen përgjigje televizionit as nga Zyra e Kryeministrit.

Nga ZKM thanë se pas interesimit të televizionit kanë kontaktuar me Ministrinë e Punëve të Brendshme e sipas të cilëve policia tashmë është përgjigjur, ndonëse diçka e tillë nuk ka ndodhur.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Kërkohet largimi i akcizës për derivate për ta frenuar rritjen e çmimeve të naftës

Rritja e çmimeve të derivateve pas shpërthimit të luftës në Lindjen e Mesme po reflektohet…

10 orë ago
  • KRYESORE

Trump: Putini mund të ndihmojë Iranin kundër SHBA-së dhe Izraelit

Presidenti i SHBA-së Donald Trump tha se homologu i tij rus, Vladimir Putin, mund të…

14 orë ago
  • FOTO&VIDEO

“Blick” zbulon detaje shokuese nga ngjarja tragjike e para disa ditëve – Kush ishte personi që u lye me benzinë e i vuri flakën vetes brenda autobusit?

Ditë më parë Zvicra është tronditur nga një incident ku mbeten të vdekur 6 persona.…

14 orë ago
  • KRYESORE

‘Kriza’ për Presidentin e Kosovës, Kurti fton opozitën në takim urgjent

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të premten, 13 mars, se do të ftojë…

17 orë ago
  • KRYESORE

Rama acarohet për Ballukun/ Nxirret jashtë kryeministrisë gazetarja Ambrozia Meta

Gazetarja Ambrozia Meta është nxjerrë jashtë nga kryeministria pas një debati që zgjati disa minutame…

18 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Një muaj paraburgim për Gjestin

Departamenti i Përgjithshëm, Divizioni për Çështje Penale, i ka caktuar masën e paraburgimit prej një…

18 orë ago