Një kërkesë për pezullimin e tarifës prej 10% që Kosova ka të vendosur ndaj mallrave të SHBA-së që vijnë në vend Qeverisë i erdhi edhe nga Këshilli i Marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane (Albanian American Relations Council – AARC).
Përveç Kosovës, ky Këshill kërkon që në përgjigje të tarifave të vendosura së fundmi nga Shtetet e Bashkuara për importet globale, Shqipërisë, Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut për të marrë masa proaktive duke pezulluar të gjitha tarifat për mallrat amerikane.
Aktualisht, SHBA vendosi një tarifë 10% për importet nga Shqipëria, Kosova dhe Mali i Zi, ndërsa Maqedonia e Veriut përballet me një tarifë dukshëm më të lartë prej 33%.
AARC tha se kërkesa e presidentes Vjosa Osmani për pezullimin e tarifës është me vend dhe se për këtë e inkurajojnë edhe Qeverinë e Kosovës që të mos vonohet në vendim.
“E përgëzojmë Presidenten e Kosovës Vjosa Osmani për lidershipin e saj në propozimin e menjëhershëm për të suspenduar tarifat në importet nga SHBA. Kjo nismë është një hap strategjik drejt thellimit të lidhjeve ekonomike me Shtetet e Bashkuara dhe përafrohet me objektiva më të gjera të politikës së jashtme. Ne inkurajojmë Qeverinë e Kosovës të ecë përpara me miratimin dhe zbatimin e kësaj politike pa vonesë”.
Për më tepër, AARC u bën thirrje qeverive të Shqipërisë, Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut për të ndjekur shembullin e Kosovës duke eliminuar tarifat për importet e SHBA.
“Një qasje e tillë e unifikuar jo vetëm që do të përforconte angazhimin e këtyre kombeve për bashkëpunim ekonomik, por edhe do të dërgonte një mesazh të fuqishëm si për Shtetet e Bashkuara ashtu edhe për Bashkimin Evropian për aftësinë e tyre që të përfshihen në një bashkëpunim konstruktiv rajonal”.
Përveç pezullimit të tarifave, AARS u bëri thirrje këtyre katër vendeve që të punojnë së bashku në krijimin e një propozimi të përbashkët gjithëpërfshirës për Shtetet e Bashkuara.
“Ky propozim duhet të synojë një mjedis ekonomik të integruar dhe dinamik që tërheq investime më të mëdha amerikane. Me prezentimin e një fronti të përbashkët, këto vende mund të krijojnë një treg më të madh dhe më konkurrues që stimulon rritje ekonomike dhe çimenton marrëdhëniet tregtare afatgjata me Shtetet e Bashkuar”.
“Përtej përfitimit ekonomik, një nismë e tillë do të demonstronte një përkushtim të përbashkët ndaj vlerave të tregtisë së lirë, tregjeve të hapura dhe aleancave strategjike – parime që janë thelbësore për partneritet me SHBA-n dhe përpjekjet për integrim në BE. Zgjerimi i bashkëpunimit dhe harmonizimi ekonomik me SHBA mund të fuqizojë edhe më tutje pozicionet e këtyre popujve si kontribuues të vlefshëm drejt komunitetit transatlantik”.
AARC tha se është e gatshme të mbështesë iniciativat që promovojnë stabilitetin ekonomik, prosperitetin rajonal dhe marrëdhënie më të forta diplomatike ndërmjet Ballkanit Perëndimor dhe Shteteve të Bashkuara.
“Ne i kërkojmë me urgjencë politikëbërësve në Kosovë, Shqipëri, Mal të Zi dhe Maqedoninë e Veriut të shfrytëzojnë këtë mundësi të përforcojnë lidhjet e tyre me SHBA-në duke demonstruar përkushtimin e tyre për unitetin regjional dhe drejt progresit ekonomik”.
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…
Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…