Një iPhone mund të bëhet shumë më i shtrenjtë falë tarifave të presidentit amerikan, Donald Trump.
Aksionet e teknologjisë së madhe janë goditur nga tarifat e reja të SHBA-së, por Apple është një prej kompanive më të goditura, duke humbur rreth 8 për qind.
Kompania prodhon shumicën e telefonave të saj në Kinë, e cila është goditur nga një tarifë prej 54 për qind, shkruan skynews.
Pyetja tani është nëse Apple do t’i kalojë tarifat e reja plotësisht tek konsumatorët. Nëse ata vendosin ta bëjnë këtë, analistët parashikojnë që iPhone e rinj mund të kushtojnë më shtrenjtë për 30-40 për qind.
Kjo do ta bënte një iPhone 16 Pro Max (me 1 terabajt hapësirë ruajtjeje dhe ekran 6.9 inç), i cili aktualisht shitet për 1599 dollarë, të kushtojë gati 2300 dollarë.
Kompani që përbëjnë indeksin S&P 500 janë në rrugën për të parë një humbje të përbashkët prej 1.8 trilion dollarë në vlerë të tregut të aksioneve në sesionin e sotëm.
Në terma dollarësh, kjo humbje do të ishte e katërta më e madhe në histori për një ditë të vetme për S&P 500, e kaluar vetëm nga tre ditët në mars 2020 kur pandemia e COVID-19 hodhi tregjet globale në një rënie të madhe.
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…
Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…