Abazi i VV-së: Mustafa dhe PDK-Thaçi janë bashkuar për të vazhduar pengmarrjen e shtetit

Zëvendëskryeministri nga radhët e VV-së, Haki Abazi ka hedhur akuza të rënda mbi LDK-në dhe Isa Mustafën.

Përmes një statusi në FCB Abazi ka thënë se Mustafa dhe PDK-Thaçi janë në bashkëpunim për të ruajtur dhe vazhduar pengmarrjen e shtetit të Kosovës.

Ky është reagimi i tij i plotë:

Partia Institucionaliste e Mustafës me ata që kontrabanduan veten në pragun zgjedhor duan të rrëzojnë qeverinë. Ata e rrëzuan një ditë qeverinë Mustafa, e tani Mustafa kërkon që ata ta rrëzojnë LDK nga qeveria. A mund të shkojë Limaj në Amerikë?!

LDK nuk i dëgjon më as miqtë gjermanë, si eurodeputetja Von Cramon, as miqtë amerikanë, si profesori Daniel Serëer, të cilët po thonë se rrëzimi i qeverisë ka pasoja katastrofale për Kosovën dhe rajonin. LDK ka vendosur të dëgjojë vetëm planin e Thaçit.

LDK e akademikëve bashkë me AAK, që kanë për qëllim mbajtjen e t arifës po duan mocion për të hequr tarifën- hipokrizi. Pabesia kërkon mocion besimi për veten. Ku mbeti demarkacioni i AAK?! 80 zëvendësministra kishim!

Mustafa dhe PDK-Thaçi janë në bashkëpunim për të ruajtur dhe vazhduar pengmarrjen e shtetit të Kosovës. Ata po u frikësohen zhvillimit dhe drejtësisë dhe po ashtu hapjes së librave të së kaluarës. E harroi Mustafa SHIK-un, dhe premtimet elektorale?

Ky kor i burrave të pasur, mbi varfërinë e popullit, rrenojat e shtetit të kapur, është bërë bashkë me qëllim që të vazhdohet vijimësia e krimit dhe korrupsionit. Harruan COVID-19.