Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, i ka reaguar ministrit të Brendshëm të Serbisë, Aleksandar Vulinit, pasi ky i fundit edhe një herë tjetër mohoi Masakrën e Reçakut. Mehaj përmes një shkrimi në Facebook ka shkruar se “bota di të vërtetën edhe të Vukovarit e Srebrenicës siç di, parë e ndjerë edhe Masakrën e Reçakut”.
Mehaj, duke e konsideruar Vulinin si pinjoll të kryekriminelit Slodoban Millosheviqit, shtoi se janë mësuar me mposhtjen e së vërtetës për projektin barbar serb mbi 150-vjeçar për shfarosjen e shqiptarëve, me gënjeshtra e poshtërsi.
“Neve nuk na befason asgjë nga skenarët e tillë antishqiptarë dhe antinjerëzorë të kreatorëve të krimeve më çnjerëzore. Bota di të vërtetën edhe të Vukovarit e Srebrenicës siç di, parë e ndjerë edhe masakrën e Reçakut. E vërteta e madhe, gur e shpirt i skalitur është edhe Almiri 14-vjeçar që iu këputë jeta bashkë me 45 familjarë e bashkëfshatarë të Reçakut, për të vetmin “faj” se ishin shqiptarë, nga gjakatarët barbarë serb, që udhëhiqeshin atë kohë nga qeveria kriminale serbe ku bënte pjesë edhe Vuçiq. Bota e vlerave demokratike dhe humane duhet të reagoj fuqishëm ndaj kësaj bastardie të qeverisë serbe të radhës, sepse Ne nuk harrojmë kurrë”, ka shkruar ministri i Mbrojtjes.
Mohimi i Masakrës së Reçakut nga Vulin ka ngjallur reagime të shumta ditëve të fundit, përfshirë edhe Bashkimin Evropian.
Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…
Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…
Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…
Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…