Kryetari i Lëvizjes Qytetare për Reformën e Bashkuar (URA), Dritan Abazoviq, pritet që nesër ta propozojë formimin e një qeverie të pakicës, si zgjidhje për krizën politike në Mal të Zi.
Oferta e kësaj partie për subjektet e tjera parlamentare pritet të prezantohet nesër përmes një konference për medie, ndërsa palët që pritet të përfshihen në këtë model janë mbledhur sonte për ta dhënë konceptin final.
Siç ka mësuar jozyrtarisht Portali i Radiotelevizonit Publik të Malit të Zi nga disa burime, qeveria e re do të përbëhet nga URA, SNP dhe partitë e pakicës. Kjo është diskutuar me përfaqësues të partive shqiptare dhe boshnjake. Sipas këtij propozimi, në Qeveri nuk do të kishte përfaqësues të DPS dhe DF.
Qeveria aktuale duhet të shkarkohet në mënyrë që të zgjidhet një e re. Që të bëhet kjo duhet një interpelancë, e cila duhet të nënshkruhet nga 27 deputetë. Grupi politik që mbron këtë model nuk ka aq shumë firma deri më tani.
Nëse Abazoviq arrin që të bëhet kryeministër i Malit të Zi, ai do të bëhej i pari shqiptar që mban një post të tillë atje krahas Edi Ramës në Shqipëri e Albin Kurtit në Kosovë
Një sistem mbrojtës ajror u aktivizua pranë Ambasadës Amerikane në Bagdad të shtunën në mbrëmje,…
Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…
Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…
Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…