Kryeministri me detyrë i Malit të Zi, Dritan Abazoviq ka thënë se ende nuk e ka një emër të cilin partia e tij, URA do ta mbështesë në zgjedhjet e ardhshme presidenciale në Mal të Zi.
Abazoviqi u shpreh se URA mbështet vlerat evropiane dhe nuk ka një kandidat të përshtatshëm të cilin do ta mbështeste, shkruan Vijesti.
Ai tha se mbështetje s’ka as për presidentin aktual, Milo Gjukanoviq, duke thënë se ai përfaqëson vlerat anti-evropiane.
“Sigurisht që jo, ndoshta për ju ai përfaqëson vlerat evropiane, por për mua ato anti-evropiane. Komiteti kryesor i partisë do të mblidhet së shpejti dhe ne do të deklarohemi për të dy raundet e zgjedhjeve presidenciale. E përsëris, pres që Mali i Zi të ketë një president i ri”, theksoi ai.
Ai thotë se rolin e kryeministrit e ka marrë falë qytetarëve dhe ideve të mira.
“Dhe mendoj se iu përgjigja kërkesës. Nëse duan të më mbështesin sërish, unë jam këtu”, theksoi Abazoviqi.
Zgjedhjet presidenciale në shtetin fqinj do të mbahen më 19 mars.
Presidenti amerikan Donald Trump u përplas me një gazetare gjatë një takimi me gazetarët në…
Presidenti amerikan Donald Trump u trondit pas një mbledhjeje informative javën e kaluar, që tregonte…
Presidenti amerikan Donald Trump paralajmëroi NATO-n se e pret një e ardhme e vështirë nëse…
Presidenti I Kroacisë, Zoran Milanoviç ka reaguar lidhur me deklaratat e homologut të tij serb,…
Policia është vënë në kërkim të Nexhdet Zymberajt, pronarit të lokalit “My Place” në Gjakovë,…
Kryeministri Albin Kurti e përmendi çështjen e integrimit të sistemit shëndetësor dhe arsimit në kornizën…