POLITIKE

Abdixhiku: Do të shpërthejë skandali nëse Qeveria refuzon t’u përgjigjet SHBA-së për projektin e furnizimit me gaz

Kryetari i LDK’së, Lumir Abdixhiku, e ka kritikuar ashpër Qeverinë Kurti për qasjen ndaj administratës Biden.

Abdixhiku mbrënë në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova ka thënë se qeveria po refuzon t’u përgjigjet Shteteve të Bashkuara të Amerikës për projektin rajonal të furnizimit me gaz.

“Ka një përplasje në heshtje që do të shpërthejë shumë shpejt për çështjen e gazit, unë jam njoftuar drejtpërdrejtë, do të bëhet publike shumë shpejt, nuk ka përgjigje në kërkesën e SHBA-së për prurjen e gazit në Kosovë, që është një politikë strategjike amerikanë për rajon, jo vetëm për Kosovë por për rajon dhe Qeveria e Kosovës i mbanë në stand by”, tha Abdixhiku në Rubikon.

“Do të shpërthejë skandali nëse nuk ka përgjigje pozitive, do të bëhet çështje në Kosovë, patjetër SHBA-ja  ka fonde në Kosovë, ka mjete të dedikuara për Kosovën, ka projekte multi-milionëshe në sektorin e energjisë që pret nga qeveria e Kosovës për të dhënë përgjigje pozitive. Kjo është strategjikisht e gabuar, e tmerrshme si orientim, e pafalshme për Kosovën nëse ndodhë një përplasje e tillë, ose një mos koordinim i tillë”, shtoi kryetari i LDK’së.

Sipas udhëheqësit të LDK-së, partia në pushtet nuk ka plan për ecjen strategjike me SHBA-të.

“Ne nuk jemi duke e përfshirë asetin tonë më të madh, kjo është administrata më pro kosovare që kanë pasur SHBA-të ndonjëherë. Ka mungesë serioze të dëshirës për të pasur SHBA-të të përfshirë këtu, jo në përmasën e bastardizimit që i kemi bërë amerikanët  tash e një kohë në Kosovë, që çdo zyrtar amerikan ta lartësojmë e ta bëjmë hyjnor, por po flas për presidentin e SHBA-së me relacione familjare individuale, me një njeri që është marr me çështjen e Kosovës tash e 30 vjet e me siguri me administratën e fundit që ka memorie të gjallë për çështjen e Kosovës, besoj se këtë duhet shfrytëzuar”, u shpreh ai.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…

2 orë ago
  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

2 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Gjashtë të kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohen nga Dubai drejt Shqipërisë

Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…

3 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

11 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

16 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

1 ditë ago