Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, është deklaruar lidhur me raportimet për planin për atentat ndaj tij dhe tre deputetëve të partisë me të cilën udhëheq, Arben Gashi, Avdullah Hoti e Armend Zemaj.
Abdixhiku ka thënë se nuk ndihet i rrezikuar dhe se Policia e Kosovës e ka ofruar sigurinë e nevojshme, por që konsideron se nuk ka nevojë për mbrojtje të afërt.
“Nuk ndihemi absolutisht të rrezikuar, Policia e Kosovës dhe organet e tjera të rendit tashmë janë duke u marrë me këtë. Unë sot në Kuvend kam ardhur si zakonisht pa pasur nevojë për mbrojtje të afërt” , ka thënë Abdixhiku duke mos dhënë detaje më të hollësishme.
Para mediave ka folur edhe deputeti Zemaj, i cili ka pohuar ato qe ka thënë Abdixhiku dhe duke mos përmendur se kush janë kundërshtarët politik.
Ndryshe, kryetari i Lidhjes Demokratike e Kosovës, Lumir Abdixhiku dhe deputetët, Arben Gashi, Avdullah Hoti dhe Armend Zemaj dyshohet se kanë qenë cak i një kërcënimi dhe ndaj tyre është planifikuar antenat. Sipas informacioneve të para, e gjithë kjo dyshohet të lidhet me motive politike. Rasti tashmë është denoncuar edhe në Polici dhe janë marrë veprimet e nevojshme hetimore, raporton Gazeta Sinjali.
Nga Policia deklaruan për Sinjalin se janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme policore lidhur me rastin në fjalë, teksa rasti u konfirmua edhe nga partia.
Sinjali mëson se kërcënimi ndaj kryetarit të LDK-së dhe deputetëve është zbuluar nga Shërbimi Sekret i Gjermanisë dhe i dyshuari është shqiptar.
Edhe deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Kujtim Shala, ka konfirmuar planin për atentat ndaj kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku.
Shala nuk ka dhënë emrat e deputetëve që ishin pjesë e kësaj liste për atentat, që sipas tij, po përgatitej nga dy organizata dhe ka të bëjë me atak politik ndaj LDK-së si kundërshtar.
Shala nuk e ka mohuar që atentati i planifikuar të jetë i lidhur me subjekte politike.
Ai ka thënë se bëhet fjalë për një rrjet njerëzish qe veprojnë në Kosovë dhe disa vende të BE-së.
E lidhur me rastin është deklaruar edhe deputeti që ishte në listën e eliminimit, Armend Zemaj, i cili ka thënë se janë në pritje të verifikimeve nga organet e sigurisë së Kosovës.
Zemaj madje ka përmendur edhe eksponentët e VV-së, për të cilët thotë se po ta dijë nëse janë të përfshirë në një mënyrë në këtë atentat, do të ju shkoj te dera e shtëpisë.
Irani ka zgjedhur djalin e të ndjerit Ajatollah Ali Khamenei si udhëheqësin e ardhshëm suprem…
Konflikti në rritje mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit po vazhdon të shkaktojë…
Interneti është ndërprerë dhe qytetarët e zakonshëm që nuk kanë VPN nuk mund të lidhen…
Një klip i fjalimit të Presidentit rus Vladimir Putinit u botua ditën e sotme aksidentalisht…
Një grua nga Teheran ka deklaruar se shumë iranianë janë aq të lodhur nga represioni…
Forcat ajrore izraelite sulmojnë infrastrukturën iraniane të naftës në Teheran. IDF njoftoi se ndërmori një…