POLITIKE

Abdixhiku fajëson vetë LDK-në për dështimin e 14 shkurtit, Mustafa qytetarët

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ia ka vënë fajin vetë partisë për dështimin që pësoi në zgjedhjet e përgjithshme të 14 shkurtit. Deklarata e tij bie kundër asaj të ish-kreut të LDK-së, Isa Mustafa, që të hënën fajësoi qytetarët për humbjen e partisë.

Teksa i ka cilësuar si pozitive rezultatet e zgjedhjeve lokale të 17 tetorit, Abdixhiku deklaroi se “si LDK, 17 tetorin do ta kujtojmë me krenari; siç e kujtojmë 14 shkurtin si mësim”. “Njerëzit e Kosovës na vlerësojnë kur jemi të drejtë, siç na largohen kur s’jemi të tillë – dhe kjo është vlera më e mirë e demokracisë”, u shpreh ai në një postim në Facebook.

Ndërkaq, një ditë më herët, ish-kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, deklaroi se tash “votuesi po i kthehet racionales”.

“Këto zgjedhje treguan se Kosova e ka kapërcyer dehjen dhe transin politik që e karakterizoi në shkurt të këtij viti dhe se votuesi po i kthehet racionales. LDK tregoi rezultate të mira dhe këto rezultate do t’i fuqizojë me fitoren e Prishtinës, Podujevës dhe së paku komunave tjera që i ka qeverisur deri më tani”, ka deklaruar ai për “KosovaPress”.

Madje, sipas Mustafës, votuesi i LDK-së qe mashtruar në ato zgjedhje e se “votuesi i LDK-së tregoi se është i ngritur, i moralshëm se mund të mashtrohet njëherë por jo gjatë”.

Ndërkaq në interesimin e KOHËS për një qëndrim partiak për çështjen në fjalë, nga LDK-ja kanë thënë se kur deklarohet kryetari aktual për procesin e zgjedhjeve ai është qëndrimi i partisë.

Isa Mustafa u largua nga posti i kryetarit të LDK-së pas rënies së kësaj partie në vend të tretë, në vetëm 12 për qind.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • LAJME

‘Çfarë do t’i them popullit?’ Shqetësimi i Ibrahim Rugovës që nuk takoi zyrtarë të lartë në ShBA

Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…

3 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Kërcënoi me vdekje kandidatin shqiptar për kryetar të Cyrihut për shkak të qëndrimeve për Gazën, arrestohet shtetasi malazez

Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…

6 orë ago
  • KRYESORE

Tronditje në Emiratet e Bashkuara Arabe: Raportohet se është goditur aeroporti i Dubait, fluturimet janë pezulluar menjëherë

Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…

9 orë ago
  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

11 orë ago
  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

23 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

1 ditë ago