KRYESORE

Kurti-Haradinajt: Keni blerë tokë me 3,50€ për ari, kjo është turp, ju me paratë e shtetit jeni dorëshlirë e me ato personale koprrac

Çështja e gazsjellësit për Kosovën të cilin qeveria e Kosovës ka vendosur mos ta shtyjë përpara ka përplasur në Kuvend, kryeministrin Albin Kurti dhe deputetin e AAK-së, Ramush Haradinaj.

Haradinaj e ka quajtur gabim strategjik të Kosovës vendimin për të mos ndërtuar gazsjellësin, për të cilin tha se janë ndarë 200 milionë euro.


“Paret janë të dedikuara për gazsjellësin. Fillimisht projekti është 200 milionësh për diversifikim të burimeve të energjisë, pas tri vjet negocimi të dy qeverive Haradinaj dhe Hoti dhe këto para janë të dedikuara për gazsjellësin, nëse nuk i merrni tash ju do t’i humbni edhe tri vjet tjera për me i marrë këto para për ndonjë projekt të ri”, ka thënë ai.

Në kundërreplikën e tij, kryeministri Kurti u shpreh se fondet s’kanë qenë vetëm për gazsjellës dhe s’mund të rregullohet aleanca me ShBA-të përmes disa gypave

“Kurfar parash nuk kanë pasur të vijnë në nëntor, dhe nuk është e vërtetë që fondet janë ose për gaz ose hiç. Sa i përket aleancave që po flsini, ne e kemi pasur rastin e Contour Globalin, u nënshkru Contour Globali nuk u ndreq aleanca u prish Contour Globali nuk u ndreq aleanca sepse është shumë e fuqishme. Është gabim instrumentalizimi i ShBA-ve për ta sulmuar kryeministrin e Kosovës. Ju keni nënshkruar 18.5% shkallë të kthimit të brendshëm në kapital me Contour Global, sepse ju me pare të shtetit je shumë dorëshlirë, e me paratë e juaja private jeni koprrac. Nuk ndreqet aleanca me Amerikën me do gypa, kjo është cektësia dhe shkurtpamësia e juaj”, ka thënë Kurti.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

8 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

13 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

23 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

1 ditë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

1 ditë ago