Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, njëherësh edhe kryetar i këtij subjekti politik, po diskuton për heqjen e akcizës në seancën e Kuvendit të Kosovës, që është ftuar për debat lidhur me rritjen e çmimeve.
Abdixhiku në seancë ka kategorizuar katër lloje të njerëzve, ku tek ata që “s’dijnë që s’dijnë” janë përfshirë ministri Hekuran Murati, si dhe deputetët e VV-së, Mimoza Kusari e Armend Muja.
Në grupin e parë ka thënë se bëjnë pjesë njerëzit që “e dijnë që dijnë” dhe këtu ka përmendur Kryeparlamentarin Glauk Konjufca, për të cilin ka thënë se ka respekt.
“Në politikë janë katër lloje njerëzve: Njerëzit që dijnë që dijnë, Konjufcën e konsideroj të këtillë. Grupi i dytë janë i atyre që s’dijnë që dijnë. Grupi i tretë i atyre që dijnë dhe s’dijnë. Të dëmshëm janë grupi i katërt; janë ata që s’dijnë që s’dijnë. Nuk janë të vetëdijshëm që nuk dijnë. P.sh ministri i Financave, shefja e Grupit Parlamentar, e kryetari për Komision për Financa”, ka deklaruar ai.
“Nafta është lëndë e parë dhe kur shtrenjtohet nafta nuk shtrejntohet vetëm një çmim, por qindra produkte të tjera. Prandaj po kërkojmë të tërhiqet akcizës, që të ulen çmimet në produktet bazë”, ka thënë ndër të tjera Abdixhiku.
Një sistem mbrojtës ajror u aktivizua pranë Ambasadës Amerikane në Bagdad të shtunën në mbrëmje,…
Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…
Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…
Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…